• |
ide | kryesore

Qeveria e re e Kosovës, Ditmir Bushati diskutohet për ministër të Jashtëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme LDK-Vetëvendosje po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës po spekulohet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë.

Bushati në Qeverinë e Edi Ramës është zëvendësuar me kosovarin Gent Cakaj, ndërsa Gazeta Express merr vesh që koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.

Nderkohe qe kryeministri i Shqipërisë po e mbronte presidentin Hashim Thaçi që po promovonte idenë e ndryshimit të kufijve, supozohej se deklaratat e Bushatit për këtë temë ishin arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Tashme, Bushati, siç i kanë thënë burimet Gazetës Express, është një nga emrat e mundshëm që Kurti e LDK’ja do ia ofrojnë udhëheqjen e diplomacisë kosovare.

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dalë në përkrahje të partive opozitare, LDK’së e VV’së.

Ndërkaq kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, të enjten në emisionin Pressing ka lënë të kuptojë se nuk e dëshiron pozitën e kryediplomates, për çka është përmendur shumë herë.

‘’Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së’’, ka thënë Osmani. /express



10 Comments

    1. Ky e mbushi MEPJ me minifunde pa asnje vlere dhe pa asnje neuron, me mendjen vetem tek ..... thotë:

      Kujt i hyne ne pune ky prostimashkull, qe per banane shkoi deri ne Brazil, kur ne Shqiperi ka kastraveca bio sa te duash, more down imoral me fis e me soj. Po harxhon disa nga paret e vjedhura ne MEPJ sebashku me hajduten legjendare, kusheriren e gruas, Blerta Kadzadej, per te promovuar veten e pavlere por keto nuk i hane njeri, o analfabet me diploma lloj lloj, te blera rrugeve, nga soros&Co.

  1. Me gjithe respektin per Bushatin, Vetoni eshte nje kaliber tjeter. Perveçse eshte intelektual dhe publicist i shquar qe e njeh çeshtjen shqipetare me mire se kushdo tjeter eshte dhe nje njeri i pasur dhe nuk tundohet te kooruptohet per para!

  2. Ky e mbushi MEPJ me minifunde pa asnje vlere dhe pa asnje neuron, me mendjen vetem tek ..... thotë:

    Kujt i hyne ne pune ky prostimashkull, qe per banane shkoi deri ne Brazil, kur ne Shqiperi ka kastraveca bio sa te duash, more down imoral me fis e me soj. Po harxhon disa nga paret e vjedhura ne MEPJ sebashku me hajduten legjendare, kusheriren e gruas, Blerta Kadzadej, per te promovuar veten e pavlere por keto nuk i hane njeri, o analfabet me diploma lloj lloj, te blera rrugeve, nga soros&Co.

  3. hajt se jua rregullon sherbimin diplomatik ky, sic beri ne Shqiperi, jua mbledh krejt fisin qeveritareve ne ministri e t’bejne palle

  4. Nga VV ajo parti do kthehet ne VK me Ditqir Bushatin. Ai ne fakt ndriti diplomacine ne Shqiperi dhe tashti do rregulloje ate te Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *