• |
ide | kryesore

Rama, në konflikt me të gjithë kryeministrat e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duket se është në situatë konfliktuale me të gjithë kryeministrat e Kosovës, përveç Hashim Thaçit, dikur Kryeministër e sot President.

 

Pak ditë më parë, nga samiti i Ohrit, Rama iu përgjigj ish-Kryeministrit, Isa Mustafa, në lidhje me MiniShengenin Ballkanik, të cilin Mustafa e kishte cilësuar kthim në ish-Jugosllavi.

Kam respekt për Isa Mustafën, jam befasuar nga opinioni i tij dhe ka të drejtë të ketë opinion ndryshe nga unë. Të më thuash mua se Shengeni Ballkanik çon në një Jugosllavi të re, nuk e kuptoj. Unë nuk kam asnjë lidhje me ishJugosllavinë, kam vetëm kujtime nga keqtrajtime të shqiptarëve dhe nuk është fort elegante”, u shpreh Rama gjatë një konference me gazetarët në Ohër.

Por Mustafën, kreu i qeverisë së Shqipërisë e ka akuzuar edhe për mos zbatim të marrëveshjes së arritur në mbledhjen e dy qeverive për bashkimin doganor.

Po ashtu, të njëjtën akuzë Rama ka bërë edhe për Kryeministrin tjetër të Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili, sipas Ramës, ka kërkuar që këtë bashkim ta shtyjë në kohë. Marrëdhënien më konfliktuale me kryeministrat e Kosovës, Rama e ka me Haradinajn, të cilin është shprehur se do ta padisë për shpifje.

Pas deklaratës së Haradinajt se me ndryshimin e kufijve të Kosovës, të mbështetur nga Thaçi, Rama dhe Vuçiç, Kosova do të humbte 10 miliardë euro dhe për këtë ndarje, ata që e mbështesnin, do të kishin përfitime. Replikat mes Ramës dhe Haradinajt ishin të nxehta, ku ndërsa Rama i tha se do të përgjigjej në gjyq për shpifje, Haradinaj iu përgjigj se kur kreu i qeverisë shqiptare të jetë në opozitë, do të merret me çështjet gjyqësore.

Edi-rama-Albin-kurti

I fundit që duket se ka hyrë në shënjestrën e Kryeministrit Rama është Kryeministri në pritje i Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Albin Kurti.

Marshimin simbolik të Vetëvendosjes përgjatë Rrugës së Kombit më 28 nëntor, si mesazh i bashkimit kombëtar, Rama e cilësoi “një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje”, ndërsa ata ndajnë qëndrime të ndryshme si për taksën 100% për mallrat serbe në Kosovë, ashtu dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

rama-thaci

I vetmi ndër politikanët e Kosovës me të cilin Kryeministri Rama nuk ka shfaqur përplasje është presidenti Thaçi, me të cilin ka gjetur gjuhë bashkëpunimi dhe dakordësie si për idenë e korrektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu dhe për taksën për mallrat serbe, shkruan gazeta panorama.



6 Comments

  1. Ne radhe te pare eshte ne konflikt me te gjithe njerzit e ndershem qe fati i zi i te cileve eshte ta kene KM te vendit te tyre.

  2. Fjala konflikt me duket e tepruar. eshte normale qe kryeministri i Shqiperise te kete mendesite e tija per çeshtje te ndryeshme politike qe ndryshojne me mendesite e kryeministrit te kosoves. Ky nuk quhet konflikt, Ky quhet mendimi ndryshe nga mendimi i kryeminitrit te Kosoves.

  3. Ky kar eshte ne konflikt te perhershem me veten, me ata qe e rrethojne (ka nderruar 4 gra), me kolege, te vendit e te huaj.
    Te pakten Enveri e mbajti 1 grua, per sy e faqe

  4. Ky eshte aq pall sa krefet me gjithe dynjone edhe me petlla ne goje. Ah se desh harrova ca u be me kajmakun, gjushin, pjetrin dhe markun e bababababanit

  5. Patjeter qe qeveria duhet te bjeri tani qe eshte ne konflikt me gjithe dynjane…. i bej thirrje opozites se bashkuar progresive te blejne kostume te reja dhe kollare per tu bere ministra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *