• |
ide | kryesore

River në finale, tifozët drejt Limës: 100 orë udhëtim përmes Andeve!

Sport, Video



Mbetet tashmë shumë pak kohë deri në finalen e parë historike me një ndeshje në Kupën Libertadores. Një mes River Plate e Flamengo do të ngrejë lart kupën më të dëshiruar të Amerikës së Jugut. Tifozët e Millionarios ëndërrojnë një përsëritje të triumfit epik, që një vit më parë e morën kundër Boca Juniors e nuk i kanë kursyer shpenzimet.

Pavarësisht distancës së madhe mes Buenos Aires e Lima, vendi ku do të luhet finalja, argjentinasit kanë vendosur të organizohen në masë. Klubi i River Plate ka vënë në dispozicion autobusë, për ti lejuar tifozëve të tyre të shkojnë në kryeqytetin e Perùsë. Udhëtimi do të jetë i gjatë 100 orë në total mes vajtjes e ardhjes, me 5.000 kilometra për tu përshkuar. Cmimet e biletave të transfertës llogariten rreth 200 stërlina. Një kosto e konsiderueshme, që shumë tifozë janë të gatshëm ta paguajnë për të mbështetur në stadium River.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *