• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend. Si zgjidhet

-Instant, Kryesore

Dekretimi që Presidenti Meta i bëri sot Marsida Xhaferllarit (majtas) si anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, kur për të njëjtin post kuvendi i Shqipërisë ka quajtur të emëruar Arta Vorpsin (djathtas), e ka futur tërësisht në krizë institucionin e pangritur ende. Nga njëra anë kuvendi e interpretoi zgjedhjen automatike të zonjës Vorpsi, si të ligjshme pasi ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga e cila presidenti duhet të përzgjidhte një emër. Dhe meqë Meta nuk e bëri këtë brenda afatit 30 ditor që i cakton kushtetuta, deputetët vendosën ta quajnë të humbur mundësinë e kreut të shtetit. Por Meta ka një interpretim tjetër. Ai i referohet një neni të ndryshëm të dispozitave kushtetuese (179/2) e cili e obligon atë që të dekretojë një anëtar të kushtetueses vetëm pasi parlamenti e ka ushtruar të drejtën e tij, ashtu sikurse është shpjeguar procedura e plotë në shkrimin poshtë të Lapsi.al. 

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Pra ne sot jemi në gjendjen kur kemi edhe Arta Vorpsin të çertifikuar nga kuvendi edhe Marsida Xhaferllarin të dekretuar nga Meta. Dhe ky dualizëm bëhet edhe më i rëndësishëm po të mendohet e kushtetuesja ka nevojë patjetër për të paktën 5 anëtarë për të nisur nga puna.

Por fatkeqësisht ngërçi nuk përfundon me kaq. Socialistët kanë lënë të kuptohet se do t’i drejtohen gjykatës administrative ose do të organizojnë një betim të anëtarëve që duan vetë në kuvend. 

Por në fakt të drejtën për ceremoninë e betimit kushtetuta ia njeh vetëm presidentit. Madje ajo e thotë qartë se “Gjykatësi kushtetues e fillon detyrën vetëm pasi betohet para presidentit”.

Dhe kështu Ilir Meta nuk pritet të thërrasë për betim, Arta Vorpsin, por atë që ka dekretuar vetë, për të njëjtin vend, Marsida Xhaferllarin, që KED në bashkëpunim me PS, bënë të gjitha pelivanllëqet e mundshme për ta eleminuar. 

Atëherë ç’do të ndodhë? A do pranojnë gjyqtaret e reja të preferuara nga socialistët, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të shkojnë të betohen tek presidenti pa kolegen e tyre, Vorpsi? Vështirë të thuhet. Por ama po s’e bënë, ato do të jenë të njollosura përgjithmonë si anëtare mavi të gjykatës. Po Marsida Xhaferllari, që nuk pranohet nga KED dhe mazhoranca, a mund të shkojë të bëjë betimin (ndonëse në rastin e saj u nëpërkëmbën me qëllim kushtetuta dhe procedura) me kaq shumë kundërshtime? A nuk do shikohet edhe ajo si përfaqësuese e opozitës?

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi 

Këto pra janë dilemat e një loje të pisët të nisur me fshehjen e postës në sirtar nga kreu i KED, Ardian Dvorani. Në të gjitha rastet dhe si do që të ndodhë, Gjykata Kushtetuese është përdhosur si e politizuar ende që pa lindur. Ajo është produkti i reformës në drejtësi që na “dhuruan” kaubojsit dhe gringot duke i kushtuar më shumë rëndësi shpejtësisë se sa cilësisë.

©Lapsi.al

17 Comments

    1. Dekretet e Baftiarit u bene si skedina totosporti, pa asnje vlere. Cfare langaraqi, pale na tregon edhe burreri, o shtangist, aty ku nuk te duan dhe ky nuk ta vene ne pulle mos rri me po ik, apo ke frike nga burgu dhe do te qendroshe deri sa te te zbojne me shkelma dhe me pranga ne duar.

  1. Dvorani the man of usa

    Cudi usa ka qejf komunistet e enverit??

    Apo komunistet e enverit i kane qejf zyrtarokratet rrogetare te ambasadave???

  2. Dekretet e Baftiarit u bene si skedina totosporti, pa asnje vlere. Cfare langaraqi, pale na tregon edhe burreri, o shtangist, aty ku nuk te duan dhe ky nuk ta vene ne pulle mos rri me po ik, apo ke frike nga burgu dhe do te qendroshe deri sa te te zbojne me shkelma dhe me pranga ne duar.

  3. ska ngerc fare, kushtetuta e thote fare qarte qe presidenti ka 30 dite kohe qe te zgjedhe nga lista e paraqitur nga KED nqs nuk zgjedh atehere emerohet i pari ne liste. Eshte bere ligji kshu pikerisht qe te mos kete ngerc. Donte Meta ta vononte sa me shume me shpresen e bllokimit, tani te haje kar

  4. moralisht si mundet presidenti te emeroje ate qe eshte renditur e katerta dhe jo ate qe eshte renditur e para apo e dyta

  5. “Por ama po s’e bënë, ato do të jenë të njollosura përgjithmonë si anëtare mavi të gjykatës.” kemi arritur deri ne ate pike sa bejn shantazh gazetaret

  6. Fugshpumsat ne aksion☺☺

    Dallohen nga stili i jellirave dhe niveli bythmekak
    Bejne ai te mencur., te zgjuar, mendjehapur, zemermire por te merzitur nga nje president i lig arkaik
    😂😂😂
    ne menyre te pafajshme dhe adoleshente thone ate qe te thote elisa tao balla fhe lali eri
    I drejtohen brezave te rinj te paditur me kete menyre brezave qe po i trullosin me hashash neper gjimnaze dhe universitete

    Legen fushqym☺

    E moret sufllaqen per dje?😃

    Sec kam nje parandjenje qe jane nenpunes administrate si ata qe flasin dhe komentejne arritjet e mosarritjeve luften krah per keah me krimin dhe korrupsionin 😂 te qeverise dhe bashkise per rrjete sociale

    A qyqare qe skeni nje pike dinjitet

  7. Po salihu i drejtesise partiake pse nuk ka folur deri tani,qytetarit dixhital ja kene qepur gojen ata qe ky likjai sulmon si enveri dikur,fol salih ti je dhe trim

  8. I fiksuar me Xhaferllarin për të bërë numrat në Gjykatën Kushtetuese! E kuptoni si sillen këto pisa politikanë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu