• |
ide | kryesore

Skandali me VAR: arbitri shkon të shohë nëse ishte penallti, ekrani i tregon një parkim

Sport, Video



Pavarësisht kundërshtive, VAR po aplikohet në të gjithë botën, edhe pse gjithnjë do të ketë pro dhe kundër, edhe për shkak të incidenteve teknologjikë, sepse duhet patur parasysh se duhet mbajtur parasysh mundësia që dicka të shkojë keq. E kështu ndonjëherë nuk ka sinjal video, me raste nuk funksionon audio e arbitri nuk mund të komunikojë me kolegët, në raste të tjera filmimet pengohen nga ndonjë flamur si ndodhi vitin e kaluar në Portugali. Por që gjithcka të funksionojë në perfeksion, ka një element që nuk mund ta ndryshosh: telekamera duhet të qendrojë në fushë e jo në parking.

FAULL ME DORË? – Në Izrael, gjatë ndeshjes mes Maccabi Haifa e Beitar Jerusalem ndodhi e pabesueshmja. Me ndeshjen 2-1 për Maccabi, në kohën shtesë pati një prekje të topit me dorë në zonën e Beitar. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, mes të dytës e të katërtës në kampionatin izraelit, arbitri ka dashur siguri për të mos gabuar në vlerësim. E kështu, kontrolloi në ekran nëse ishte penallti apo jo, por në imazhet e shfaqura për të dhe publikun në TV… ishte një parkim.

PARKIMI – Pikërisht kështu. Si tregon video që po bën xhiron e botës, në vend të prekjes me dorë të lojtarit të Beitar, përpara arbitrit e telespektatorëve janë shfaqur makina të parkuara, me telekameran që ndiqte ecjen e atij që e kishte në duar. Nuk ishte mënyra më e mirë për të kuptuar nëse ishte penallti apo jo… Për fatin e arbitrit, kishte pamje të tjera që e kanë lejuar të qartësojë dyshimin e të konfirmojë penalltinë e realizuar nga Maccabi, që e mbylli ndeshjen me fitoren 3-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *