• |
ide | kryesore

Tallet Astrit Patozi: Qesharake, do kemi 2 gjykata kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e quan qesharake përplasjen mes Presidencës dhe Qeverisë për Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se do të kemi dy gjykata kushtetuese, një sipas kryeministrit Edi Rama dhe tjetrën sipas presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Postimi

PSE TË MOS KEMI 3 GJYKATA KUSHTETUESE?

Hahaha. Çfarë shteti qesharak! Kishim dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese fare, kurse tani, me sa duket, do të kemi dy të tilla njëherësh. Njërën, sipas Edi Ramës, dhe tjetrën, sipas Ilir Metës.
E sigurt është se që të dyja po ngrihen për të mbrojtur interesin publik, ndaj dhe protagonistët duhen falenderuar me gjithë zemër për kontributin dhe sakrificën.
Problemi i vetëm që ka dalë është se pse të mos kishim edhe një Gjykatë Kushtetuese tjetër, sipas Lulzim Bashës. Me këtë rast, ekuilibri do të ishte i plotë, por edhe suksesi i garantuar.



4 Comments

  1. S ka rendesi se sa gjykata kushtetuese do te kemi. Rendesi ka qe ti je nje paterice me afat deri ne 2021 dhe me pas do marresh vota sa ka milingona ne maje te malit ne mes te janarit. Kellire politike e pashprese. Fol ore per arrogancen e Rames qe do te kape te gjitha pushtetet po tall bythen ne menyre ambigue. Sherbetor deri ne piken e fundit.

  2. Hahaha tosii i mungon te stukohet me ate fytire te ndyte qe ka turpi i Shqiperis nuk fole asnje fjale per ata femij ata pleqe te semure per ata familiar ku do qendrojne si do jetojne ne keto dite te ftota dimeri ty je vetem nje moster qe te ndjek hija jote e frikes pas ty je nje sherbetor i nje ulkonje te terbuar te verbuar qe tani as ai vet nuk e din se ku ka perfunduar por jeton si nje robot qe karikohet nga lende kimike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *