• |
ide | kryesore

Tekniku i Portugalisë përgënjeshtron Sarrin: “Ronaldo është në formë dhe luan”

Sport



Në prag të Portugali-Lituani, mendon Fernando Santos të pastrojë fushën nga dyshimet mbi prezencën e Cristiano Ronaldo në ndeshje, duke përgënjeshtruar Maurizio Sarri. “Nëse nuk do të ishte në formë nuk do ta kisha thërritur”, ka shpjeguar tekniku luzitan në vigjilje të së parës nga dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Euro 2020. “Të gjithë duan të dinë për Ronaldon, por kjo ndodh vetëm se është ai dhe është më i miri në botë – ka shtuar ai, duke i qetësuar tifozët e Portugalisë mbi gjendjen e CR7 -. Është mirë dhe do të luajë”.

Fjalë krejt të kundërta nga ato të thëna nga tekniku i Juventus për të justifikuar zëvendësimin e Ronaldos kundër Milan. Pikëpamje të ndryshme, që tekniku i Portugalisë në një farë mënyre ka dashur ta nënvizojë, duke rritur dozat e një cështje që dukej sikur po mbyllej. “Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar, e nëse e kam grumbulluar është sepse gjithcka është në rregull – pretendoi luzitani -. Është mirë dhe do të luajë nesër kundër Lituanisë”, duke lënë pas shpine fjalët që vinin nga Italia. “Ato që thuhen në Itali nuk i di e disa histori këtu nuk duhet të vijnë fare – shtoi Santos – . Vetë Ronaldo nuk merret me këto gjëra e, ashtu si thashë, është gati dhe i motivuar për të luajtur, duke parë që është një profesionist i shkëlqyer. Të gjithë e dinë dhe nuk e kuptoj si ka mundësi që ka ende që e dikutojnë një si ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *