• |
ide | kryesore

Vangjel Dule takon Mitsotakis: Kryeministri grek viziton shumë shpejt Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë.

Një fakt të tillë ai e bëri me dije gjatë takimit që pati në Athinë me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.

Pjesë e takimit me kreun e qeverisë greke ishin, kreu i partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, presidentin e Omonias Vasilis Kagios dhe atë të degës në Himarë, Fredi Beleri.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e minoritetit grek prezantuan problemet dhe sfidat që përballet minoriteti në Shqipëri.

Ndër problemet kryesore është siguria dhe e drejta për të zgjedhur lirisht. Gjithashtu e drejta për edukimin dhe mësimi në gjuhën greke.

Çështje të tjera që u diskutuan gjatë takimit ishin dhe e drejta e pronës ashtu si dhe pensioni për emigrantët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *