• |
ide | kryesore

Angelina Jolie shpreh inatin që ka me Brad

Paparazzi, Slider



U bënë 3 vite që nga ndarja e Angelina Jolie-së dhe Brad Pitt-it, por dramat e jetës familjare vazhdojnë edhe sot.

Burime Us Weekly bëjnë me dije se Angelina ka ende shumë inat për divorcin nga Brad dhe sjelljes së tij gjatë gjithë kësaj kohe.”Ajo ka mbledhur shumë mllef. Do thjesht që ai të bëhet i përgjegjshëm sepse ndjen që jeta e saj dhe e fëmijëve është kthyer në kaos falë tij.” Në 3 vitet e fundit, thuhet se ylli i filmave është përpjekur t’i mbajë fëmijët larg ndërveprimit me të, madje, po i njëjti burim e akuzon se Jolie po “përdor fëmijët si armë kundër ish-bashkëshortit”.

Për pasojë, ata e shohin shumë rrallë të atin, madje as në data të veçanta të familjes. I gjithë ky zemërim ndaj Brad-it vjen për shkak se aktori nuk e lejoi të zhvendosej jashtë vendit bashkë me fëmijët pas ndarjes së tyre. Diçka të tillë, Angelina e përmendi edhe në intervistën e fundit për Harper’s Bazaar.

Para divorcit, dëshira e Angelina-s për një jetë nomade çonte shpesh në zënka që ndikuan në vendimin final. Pitt ka dashur gjithnjë që fëmijët e tij të rriten në një vend stabël dhe të kishin një jetë të qëndrueshme, ndryshe nga Angie, e cila do t’i ekspozojë në vende, gjuhë, kultura dhe ekspeperienca të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *