• |
ide | kryesore

Basha pas përplasjes për Kushtetuesen: Rama do gjyqtarë që t’i falen natën në Surrel

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka reaguar ashpër për përplasjen mes institucioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Saranda, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, një grusht kushtetues. Sipas tij, qeveria do një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë që falen natën në Surrel.

Kjo qeveri mund të arrijë rekord të përmbysë edhe një qytet në sipërfaqe mali. Për këtë qeveri është jetike ta ndalë, bllokojë Reformën në Drejtësi. Këta nuk duan SPAK, sepse SPAK-u i pavarur nga politika, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë, o ta kapin. kjo është alternativa e Ramës. 

Sepse një Gjykatë Kushtetuese, me gjyqtarë që nuk falen natën në Surrel dhe me Ardian Dvoranin, do t’i japë fund përpjekjes për të kapur më tej drejtësinë. Nuk ka faktor më të interesuar se ne për këtë. Kush më shumë se biznesi e ndjen në lëkurë barrën e padrejtësisë, faktin se nuk kanë një derë ku të përplasen. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues. Në vend që të kemi Gjykatën Kushtetuese, ata duan të kenë një kukull të regjimit”, deklaroi Basha.

Përplasja/ Meta: Diplomatë të korruptuar, KED mafioze dhe politikanë pa dinjitet 

 



5 Comments

  1. Mallkuar qofte psiko bajga, e zencin te gjithe urimet e njerzve te ndershem zhulsin e radhes ne historine idiote te Shqiperise.

  2. Ose udhehiqe opoziten ne protesta te pakthyeshme ose dorehiqu, rruge tjeter nuk ka. Mjaft me retorika boshe se po behesh perdite dhe me i pabesueshem

  3. Gjirokastritet,kane nje shprehje: Shtepi mut,e prag -hale.,.Kjo -mjafton per te nenkuptuar situaten politike (por jo vetem ) ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *