• |
ide | kryesore

Berisha zbulon bisedën për Ramën me diplomatin e huaj

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në këto 6 vite ndërkombëtarët i kanë dhënë një mbështetje të pamerituar Edi Ramës. Në studion e Abc Neës me Mirela Milorin ish-kryeministri zbardhi bisedën me një zyrtar, të cilit preferoi të mos ia zbulojë emrin, i cili i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte thënë se do takonte Ramën.

“Para disa kohësh takoj një njeri që ka qenë në funksione të larta. Do takonte Edi Ramën dhe ai ishte që Shqipërisë t’i hapen negociatat. “Unë do e takoj nesër dhe do më ankohet për Macron dhe unë do i them që ai ka 100% të drejtë”, – më tha. E di çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që nuk ka shtet ligjor”, – tha Berisha.

“Një thirrje do u bëj ndërkombëtarëve që në këto 6 vite i kanë dhënë një mbështetje publike për mua tërësisht të pamerituar Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Shqiptarët këto 6 vite kanë pasur një objektiv më madhorin dhe të themi të vërtetin jetik për ta, integrimin e tyre në BE.

Nuk janë këta ambasadorë dhe deklaratat e tyre që kanë lënë Shqipërinë jashtë ambasadave. Nëse ju shihni të gjitha deklaratat e tyre ato janë për një vend që nuk ekziston në Shqipëri, por për një vend që ekziston në mendjen e sëmurë të Edi Ramës” – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Flet njeriu me mosmirnjohes me nderkombetaret salih karaxhic berisha,nje amerika i dha celsat ky te paren futi vending ne konf islamike,dy piramidat grushtin e shtetit,tre vrasjen e remzi hoxhes,azemit,thyerjen embargos dhe perendimi mbylli syte veshet gojen dhe ky qendroje ne politike,Katër djegja vrasja plagosja e nje fshati te tere perendimi e futi shqiperine ne nato,pese 21janar kater qytetar te vrare dhe 30 te plagosur dhe perendimi e quajti bure shteti kete salih dhe gjashte vjedhja e zgjedhjeve vendore ne tirane ne sy te perendimit dhe keta e toleruan,video e metes dhe votimi ben kercenimin e armeve 5-0 perendimi nuk foli,kete ka bere perendimi me njeriun salih dhe ky del sot dhe llomotit neper tv,izeti vazhdon te flase salih

  2. epo te flas saleh vrimacels digjitali per shtet ligjor, sali gerdeci, sali 97, sali CEZi qe i shpetoi bythen like floririt ky eshte kulmi. cna ka gjet thuaj. ku je o albin kurti, hajde beje dhe ketu nje qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *