• |
ide | kryesore

Daja shquan mbesën në kampin e ISIS në Siri: Shteti të shkojë t’u blejë pafajësinë fëmijëve (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Xhetan Ndregjoni arrin të shquajë Evën, mbesën e tij, e cila ndodhet në kampin Al HaWl. Reportazhi i A2 solli në redaksi dajën e Evës, 14 vjeçe dhe Endrit, 11 vjeç, të cilët u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzeni, i cili luftonte për ISIS.

Kishim një sebep në familje, kunati, Shkëlzeni, kërkoi të merrte fëmijët dhe të ikte deri në Malin e Zi. Mbaruam sebepin, por nuk po ndjehej më njeri se ku ishin fëmijët. Revokuam prokurorën që kishte dhënë motra për të dalë nga vendi. U shpallën fëmijët në kërkim nga Interpoli”, tregon Xhetani.

Gjyshja e tyre, Mentie Dumani u intervistua nga reporteri Julian Kasapi. Ndërsa Eva i konfirmon prezencën e ekipit tonë në kamp. “Vajza më njoftoi që aty kishin shkuar gazetarë shqiptarë”.

Dashuria për nipin dhe mbesën nuk njeh kufij.

Nuk i ndaloj dot ata unë. Nuk ka ditë që kalon pa qarë një herë unë. Po motra, që i ka çdo minutë. Ajo është e brengosur nga rrëmbimi i fëmijëve. I rrëmbeu i ati. Shteti ka të gjitha mundësitë, me të gjitha asetet e veta. Një gazetar shkoi i vetëm të takojë shqiptarët në çadra, si të mos ketë shteti mundësi”, thotë mes lotësh Xhetani.

Ai do të sakrifikonte gjithçka për ta… “Do të jepja edhe jetën. Mua nuk më kap java tjetër këtu. Kur shkuat ju, pse të mos shkojë daja? Unë jam i vendosur dhe kam aplikuar për vizë. Kjo është gjëja që ma lehtëson mua lëvizjen, që të mos bëj rrugë të paditura, duke e pasur një rrugë të shtruar nga ju”.

Xhetani nuk beson se nipi dhe mbesa janë radikalizuar.

Absolutisht që kanë qenë nën presion. Ajo ka qenë në zonë kufitare dhe di çfarë është dhuna shtetërore. A mund të thoshe në kohën e Enver Hoxhës: jam keq! Ata i rehabilitoj si fëmijët e mi. Ata nuk janë radikalizuar pasi unë kam komunikuar dhe kuptoj gjuhën e tyre. Atje ka bërë vend terrori”. 

Ai shton se Afrim Berisha arriti të kontaktonte me Alvinin, nëpërmjet mbesës së tij, Evës. “Ishte mbesa ajo që gjeti Alvinin. Informoi të atin nëpërmjet meje që ai është gjallë”.

Në fund mesazhi për shtetin… “Ne po kërkojmë rezultatin si të Alvinit. Gazetari juaj tha që po i lëmë shqiptarët në zonën më të rrezikshme. Duhen shpëtuar ata fëmijë. Shteti shqiptar duhet t’i blejë pafajësinë atyre fëmijëve”. 

https://youtu.be/2DZ4DOy3Qhg



4 Comments

  1. ta kishit menduar e te ishit preokupuar 5 vite me pare..nese I thua shtetit(pra ne te gjitheve) te bleje pafajesine gjej ca leke edhe ti, meqe po na qurravitesh..mjaft pretenduat..Paguani dhe kerkoni ndjese te penduar!

    1. @bill right: paguan ti gjithashtu edhe per ata qe riatdhesohen pasi nuk u jepet azili! A shfryn njesoj edhe ne ato raste, apo thjesht e ke per sport? Kujt me i kerku falje femija mor cop muti???? Ty? Shko qiu, bythqir!

      1. Ore hale islamist qe nuk ke paguar ndonje here taksa, ore ti mbeturine qe pretendon pa paguar, nuk ka me hajdute te qelbur se rraca jote..Ti me ca si keta talebanet e pafe’ na vjedh te gjitheve..Edhe ata te azilit (qe kthimin e paguajne taksapagueset gjermane apo franceze) hajdute jane..Njerez te papergjegjshem si rraca e ndyte e jotja na kane cuar ne kete gjendje..te gjithe pretendoni nga parate e te tjereve..ne vend te pastroni halete, se ky eshte zanati qe dini te beni..hajde bytheshqyer se ta ka lezeti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *