• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Ky është i riu i arrestuar për kërcënimin me jetë të Edi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama është kërcënuar me jetë dhe një person është arrestuar për këtë ngjarje. Ky është lajmi që qarkullon në media prej pak orësh ende pa një burim zyrtar.

Top Channel nxorri i pari foton më poshtë të një të riu të quajtur Andrea Kurti, i cili raportohet se është arrestuar pasi ka kërcënuar kryeministrin me jetë.

Burimet e pakonfirmuara informojnë mediat online se Kurti, nga Puka, jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re” dhe e ka kërcënuar Ramën me telefon e në rrjete sociale.

News 24 raportoi së fundmi se në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”. Ndërkohë, ai i kishte fshirë mesazhet kërcënuese nga telefoni, por sipas këtij raportimi, kanë qenë ekspertët që i kanë rikthyer sërish. Më shumë detaje dhe një reagim zyrtar për të konfirmuar vërtetësinë e kësaj ngjarje priten në vijim. ©Lapsi.al 

6 Comments

  1. Vrasësi hahahahaha!!!
    Ky një narcizist si Edi Rama.
    Avni Rustemi nuk është vrasësi i Esat Pashë Toptanit, prandaj dhe gjykata franceze e liroi, ndryshe do kalbej në burg. Vërini gishtin kokës para se të bëni lajm. A e njoftuan prokurorin Ndoja vrasësit. Ky birboja i bën kërcënim KM Edi Rama me telefon, hahahahaha! Nuk i besoj këto skenare rilindase!

  2. Hahaha. Kujt i duhet jeta jote? Asnjeriu. Perkundrazi edhe une qe te dua te vdekur me qamet si shume e shume te tjere thelle thelle te duam me jete shume shum shume te gjate. Dhe e pac te tille. Ti zullumqar e di shume mire qe ne te duam te gjalle dhe te ” shendetshem” menderisht dhe fizikisht. Deri sa dhe si Zoti ta kete shkrujt. Sepse Ai eshte producent regjizori planberesi ekzekutuesi i Vetem i pagabueshem. Zoti e lerofte kurtin sa me pare dhe besimplote ne fuqine e padiskutueshme te Zotit Fuqiplote. Te kemi lene Zotin o i mjere. Kush i ndyn duart e veta me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu