• |
ide | kryesore

Edy Reja i zhgënjyer: “Nuk më pëlqeu loja, as qëndrimi i disa lojtarëve…Sot u treguam mendjelehtë”

Sport



Trajneri i Kombëtares Edy Reja është shfaqur shumë i zhgënjyer jo vetëm nga rezultati i takimit 2-2 me Andorrën, por mbi të gjitha me paraqitjen e të tijve. “Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtëreve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati. Sot u treguam mëndjelehtë, na vuri në vështirësi ana mendore dhe psikologjike. Ne kemi bërë paraqitje më të mira sesa kjo. Nuk e kuptova pse ishim të lëxueshëm dhe të parashikueshëm, në lojën tonë. E kishim parashikuar këtë gjë, dhe nuk kuptova dot këtë rezultat dhe rendiment”.

Për sa i takon pikëve të humbura trajneri kuqezi tha: “Kishim zgjedhje të limituara. Gjasula ishte i skualifikuar. Bare rrezikonte ndeshje me Francën. Kundër Andorrës, u përshtata nivelit të saj. Ajo që nuk më pëlqeu ishte manovra e ekipit., që ishte e ngadaltë. Doja më shumë nga skuadra dhe nga këta lojtarë”.

I pyetur nëse mbi rëndësinë e ndeshjes, Edy Reja u shpreh: “Ishte gjëja e parë që bëra, pasi i grumbullova, i tregova rëndësinë e ndeshjes. Shqipëria ka sëmundje kundër skuadrave më të dobëta se ajo që mbyllet në mbrojtje. Kundër skuadrave që sulmojnë del në lojën e saj. Jam i zhgënjyer nga ky rezultat. Ishim më ekspertë dhe më teknikë dhe shpresoja në një rezultat më pozitiv.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *