• |
ide | kryesore

Fotolajm/ Meta buzëqesh në mes të atyre që mund ta shkarkojnë

Lajme, Të fundit



“Një foto sa mijëra fjalë”. Duket klishe, por ajo më sipër ka shumë “lajme” brenda. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një foto me anëtarët e rinj dhe të vjetër të Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë janë të buzëqeshur.

Askush nuk mund të thotë me siguri çfarë kanë çuar në përmend kreu i shtetit dhe “kushtetutasit” e rinj nëse kemi parasysh se dosja e parë “e nxehtë” në tavolinën e tyre do të jetë pikërisht shkarkimi i Ilir Metës si President i vendit.

Meta ka në krah të djathtë anëtaren më të vjetër, Vitore Tusha që edhe pse i ka mbaruar mandati qëndron në detyrë derisa të gjendet zëvendësuesi. Në të majtë, Marsida Xhaferllari anëtarja më e re dhe më e kontestuar, pasi mazhoranca nuk e njeh dhe në vend të saj konsideron Arta Vorpsin që u betua para një noteri.

Sot të gjithë buzëqeshin. Buzëqesh edhe Presidenti. Nesër? E sigurt që do të jetë ndryshe. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. E cproblem ka? I mjafton qe e kane km dhe k e bashkise te ” bukur” me bukuri rrezellitese qe i eklipson jo vetem me ” bukuri” po dhe menderisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *