• |
ide | kryesore

Gjirokastër, u rrëzua nga shtylla, ndërron jetë elektriçisti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Zagori të Gjirokastrës. Lapsi.al mëson se ka ndërruar jetë elektricisti Mariglen Lekgjika. Ngjarja ndodhi në fshatin Lliar. Nga të dhënat e para mësohet se elektricisti është rrëzuar bashkë me shtyllën në të cilën kishte hipur për të punuar. Sidoqoftë pritet që grupi hetimor për këtë cështje të zbardhë më shumë detaje.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *