• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision

-Instant, Kryesore

Kur Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme, kryeprokuore e përkohshme, pothuajse dy vite më parë, Lapsi.al mbajti një qëndrim të thjeshtë: se si do të ishte drejtimi i institucionit pej saj, kuptohej që nga mënyra sesi ajo u betua. Një juriste me integritet, profesionale dhe që ka sadopak respekt për veten, nuk do të mund të pranonte kurrë të betohej mes një parlamenti me  tym dhe flakë, vetëm për t’u përdorur si kamikaze kundër opozitës.

“Profecia” jonë rezultoi e vërtetë. Edhe të mërkurën gjatë prezantimit që bëri para KLP, Arta Marku pohoi me gojën e saj se dështoi të realizonte pritshmëritë e publikut (lexo linkun poshtë).

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Ajo u soll si kamikaze për t’i shërbyer partisë që e vuri në detyrë, duke mos hetuar as dosjen e vjedhjes së votave, as dosjen e Unazës së re dhe as dosjen e Saimir Tahirit e Agron Xhafës. Ajo e ushtroi detyrën njësoj ashtu siç u betua.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi 

Basti i Lapsi.al para dy vitesh vlen sot edhe për një Artë tjetër, këtë herë me mbiemrin Vorpsi. Ajo u caktua në mënyrë antiligjore anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Ardian Dvorani dhe Gramoz Ruçi. E deri këtu çështja mund të hante interpretim. Por ajo që kjo grua ka bërë sot, e kalon jo cakun e logjikës së një juristi, por edhe atë të një punonjëse pastrimi të bashkisë Tiranë. Ajo ka pranuar me urdhër partie të bëjë betimin e saj tek noteri (poshte), ndërkohë që kushtetuta e ka të caktuar qartë se ajo fillon detyrë vetëm pasi betohet tek presidenti.

Gara për kryeprokuror/ Dështimi i turpshëm i Arta Markut

vorpsi betim kushtetuese2

Ndonëse shumë nga kolegët e saj, e përshkruajnë si më të zonjën dhe më profesionisten nga të gjitha kandidaturat e paraqitura nga KED, Arta Vorpsi sot ka hedhur një grusht baltë mbi gjithë të shkuarën e saj. Ajo është sjellë thjeshtë si një kamikaze partiake. Pas këtij akti, pak rëndësi ka nëse rilindja e fut përdhunshëm në zyrën e Kushtetueses ashtu sikurse mund të fusin në dhomat me xhama të Amsterdamit një grua të dhunuar shqiptare, pas kësaj ajo e tregoi se cili është profili dhe personaliteti i një njeriu që regjimi zgjedh për drejtësinë e re.

Ne e pamë Artën e parë, ndaj e dimë se nuk do të ketë asnjë gjë të artë as tek e dyta.

©Lapsi.al

18 Comments

  1. Kjo eshte reforma ne drejtesi qe deshem, kjo eshte Shqiperia qe duam. Te pakten ta kishin bere pak me te sofistikuar, te kishte dale ne TV me rrjete te unifikuara e te kishte bere betimin para popullit duke bere interpretimin se presidenti eshte simbol i unitetit. Ky betim para noterit tregon qarte se cfare drejtesije duan, por jo vetem kaq, tregon qarte se sa zbatohen ligjet ne kete vend. Tani e prapa do jene noteret ata qe do lidhin martesat, qe rregjidtrojne femijet e porsalindur, apo do vertetojne edhe semundjet e njerezve. Keshtu si u be kjo pune, kushdo mund te shkoje tek noteri e te betohet se eshte i semure dhe kaq mjafton per te marre raport mjeksor, ose neser KM dhe qeverija do shkojne tek noteri dhe te betohen se kane bere me te miren per vendin. Keshtuqe nuk ka nevoje per zgjedhje fare. Gjithsesi respektoj profesionin e noterit dhe nuk dua te me keqkuptojne miqte qe kam ne rradhet e notereve.

    1. Arta Vorpsi eshte nje zonje me integritet te larte moral dhe juriste e shkelqyer. Eshte nder per shqiptaret te kene Arten anetare te Gjykates Kushtetuese. Ajo eshte drita ne fund te tunelit qe mezi prisinim te gjithe te shihnim,

  2. Kjo qe po ndodh eshte ekstremisht e rende, shteti ka rene. Kur po lexoja lajmin po mendoja se eshte shaka, sarkazem, por kur lexova deklaraten noteriale te bere para nje noteri kur Kushtetuta e RSh eshte shume e qarte ne kete aspekt qe per te marren detyren e anetarit te GJK duhet te betohesh para Presidentit te Republikes. Te ishte betuar para Kuvendit do kishte sens si mbajtes i sovranitetit dhe perfaqesues i vullnetit te popullit, por para nje noteri a thua se po ben nje veprim te thjeshte juridik, kjo tashme nuk eshte qesharake por e rrezikshme. Nje anetare Gjykate Kushtetuese nuk mund te kete kurre sjellje te tilla, ky eshte tregues i qarte sa e rrezikshme eshte bere situata dhe cfare standarti po instalohet ne Shqiperi. Institucionet po bien njeri pas tjetrit dhe tashme ska asgje qe mund ta ndale sundimin e nje kaste tersisht te korruptuar dhe inkriminuar deri ne palce, ndersa sjellja e opozites me takime sikur asgje spo ndodh, sikur jetojme ne nje realitet normal, eshte nje tregues tjeter qe garancite institucionale dhe ligjore kane rene te gjitha dhe une si jurist nuk do habitesha nese neser mblidhet parlamenti dhe abrogon te gjitha lirite dhe te drejtat kushtetuese te qytetareve. Asgje sdo mumd ta pengoje!
    E trishte!

  3. Ore ti qe beson akoma qe presidenti eshte “uniteti i popullit dhe zbaton kushtetuten”. Vajte te votoje ne 13 Tetor? E pra, mjafton kaq per te thene qe presidenti po merr vendime te dyshimta. Thjesht ai po ruan b…… e tij.

  4. Gramoz Ruci Ulsi Manja Tualet Balla shkaterruesit e Kushtetutes.
    Do zoti te pergjigjen nje dite para ligjit e popullit.

  5. I paemer 12.32 !Je gje i semure ?!Presidenti,eshte institucion e jo emer !Presidenti eshte imi,i juaji i te gjitheve !Ka turp me te madh se te betohesh para zyres se Organizates se Partise Socialiste te lagjes e te paraitesh para noteres per legalizimin ligjor te betimit para familjes tende politike!!!!!???????Ky ishte rasti me i mire i ketij tip betimi se mund te betohej edhe para punonjesit te sherbimeve komunale Bashkia e Tiranes dhe Plehu i Saj me siguri do ti ofronte modele vullnetplot me gadishmeri levyrese !!Mjafton ky element i shperfytyrimit te saj per te kuptuar se cila eshte reforma ne Drejtesi e Edvin Kristaq Droges !Nje fjale kam dhe per ty e sojin tend te gungaçeve (term i perdorur nga parnere te CIA,per ish oficeret e sigurimit te shteti,kur trajnoni oficeret e sherbimit sekret shqiptar,gungaçe iu thane ju duhet te dilni jashte ),boll menxyra e trauma i keni shkaktuar ketij vendi,e ketij populli,ikni para se te jete shume,shume vone per ju,plehra !

  6. Brilant artikulli. Turp dhe per palaco nderkombetaret qe u ka dalur situate nga duart. Sa per rilandasit do mbahen mend si ceta me e keqe bandite

  7. Thashe se ishin duke u tall ?

    Hajde termet kushtetues hajde

    Kjo qenka debile fare!

    Pritej qe si gjyktese ushtetues te jepte nje argumentim dhe te mos e pranonte pozicionin perderisa gjykatesit kushtetues kane prezumimin e rregullit , procedures ligjit dhe kushtetutes. Anes morale spo i hyjme sepse er sa kohe ke shu me u bo gjykatese kur skalon dot provimin dhe ske asnje vendim te marre asnje dite si gjykates, praktikisht ligjerisht dhe teorikisht nuk je per ate vend!

    Kjo e dhjeu kushtetuten pa pike turpi!!!!!

  8. Ju shpellare funksionale kerkoni salihun qe ishte vete president vete kryekar pd vete kryekar shiku vete kryeminister vete kryekar gjykates kushtetuese,te larte,administrative,noter,drejtor burgu dhe ne fund kryedixhitali,besoj se jeni dakort te kthehet salih karaxhic berisha,vicidolasit ja u lerofshin fisin

  9. Ore ti ores 13.02. Meqe presidenti qenka i te gjitheve prandaj dhe zgjodhi bashkejetuesen e Alibeajt. Apo kur te dergoj PD padi ne gjykate, gjykatesja do thote qe kam konflikt interesi se bashkjetoj me nje figure kryesore te PD. Ku eshte paanshmeria ketu e presidentit? Po sikur kuvendi te padise presidentin per shkelje te kushtetutes edhe ne kete rast dhe gjykata kushtetuse ti japi te drejte kuvendit. A nuk eshte kjo nje tallje e vertet per te gjithe njerezit qe shpresojne te kjo drejtesi!! Politika jone nga te gjitha krahet po ruan prapanicen e saj se ne gjithe keto vite kane bere zullume pa fund por xhepat i kane plot. Mendo per vete o qyqar se drejtesia te duhet ty dhe jo politikes e cila po punon ta mbaj drejtesine sa me larg saj.

  10. Ceta e mocaloreve analfabete qenka irdheruar te dale e te shkruaje. Me siguri supervizori, shites fiqsh, po ju jep instruksione si te tregohen sa me injorante dhe idiote qe te jete e mundur. Ka mundesi qe per t’u frymezuar, te kene edhe ndonje pikture me ngjyra te ndonje mocali te bere nga ndonje piktor i droguar dhe keshtu iu duket vetja si ne ambjentin e vet. Eshte e drejta e tyre qe te pime ujin qe duan e te hane ushqimin qe duan, por tr pakten mos te mundohen te na e mbushin mendjen se kjo eshte me e mira. Sa per kujtese, meqe shume po merren me Xhaferllarin e cila bashkejeton me Alibeajn, si quhej prefekti i meparshem i Tiranes aktualisht deputet rilindor? Mos valle ka mbiemer Vorpsi? Jo per gje por fusharaket e nderuar si Balla, Manja apo tironcit e vjeter si shitesi i fiqve dhe dhe zv/km i madh 1017 mm, si iu duken ketyre mocaloreve me pamje zvarraniku?

  11. I paemer 15.11,mos me qaj hallin mua per asgje,se jemi shume,shume larg !Ti se ke per turp te besh mbrojtjen edhe me te turpshmes qe ndodh ne kete vend,edhe per skandalet me te medha qe kjo paloqeveri ben çdo dite,as per perdhunimin e goces ne Kavaje,per te cilen Elisa bente edhe filma,ju jeni te pandreqshem,ju urreni nje pjese qe eshte bash Shqiptaria e vertete,ju thjesht urreni,nje krahine,nje pjese ose pjesen me te madhe te Kombit Shqiptar!Ore,vajti e kesisoj fjalesh nuk te bejne me te mire se ata qe ti urren!Je zhytur ne nje zyre shteti paguhesh me taksat e ketij populli e fyen e ndan Shqiptaret ne terma te piste,te ulet e aspak te denje per nje mendje qe duhet te jete e ndryshme nga ajo e jotja perverse !Ku ka me shpellar se ty e me malukat njeri qe te mbrosh nje palle psikopat njeri si edvin zhulsi !Zhuls e pisllik i gjithi,me ca funderrina qe marrin persiper te bejne kamikazen e tij,po idiot eshte i shqiptareve ky vend e jo i bandve te edvin rames e ju plehrave qe fshiheni si bij kurvash ngado e bejne plaçke si kaçaket ne kurriz te popullit !Qyqar e funderrine meqense je sigurims i vjeter,nuk mund te jesh ndryshe nga sa thua e çfare je !

  12. O i paemer i ores 17:26, pse e ke kaq inat salihun sa do qe te pallosh grujen e Bilalit? Po a e di ti more trimosh lejfenist se gruja e Bilalit osht shef(ja)i e shefes tende qe ka shitur fiq? A e di se cfare eshte fiku per shpellaret? Nese nuk e di, mesoje. Fik shpellaret i thone pjeshkes e shef(i)ja jote ka shitur pjeshken e pasme tek ambasadori hollandez ne fillim te ketij shekulli. Interesohu pak se ka edhe deklarata para noterit per kete pune. Mos je edhe ti i tille, apo te pelqen pjeshka e Bilalit? Ka dicka qe akoma se ke kuptuar me duket, Salihu mund te kete bere 100 te keqija, por asnjehere nuk eshte shitur si homoseksual pasiv dhe asnjehere nuk eshte veshur me fustan…

  13. O lymi i tutit e gruaja ju vazhdoni lepijini bythen salihut e likes tani se do ushqeheni nga dy kryeshpellaret qe kane bere shume per kete popull nga nje bllok ku ja ka dashur shpirti mal det fushe qe te jetojne me hallet e tyre,lum baba qe ju ka,me mire ti binte me dore sa ju beri ju qe ti lepini bythen salihut e likes

  14. Thone qe zoti nuk ben gabime.
    Kur beri njeriun beri gabim.
    Gabim i rende. Gabimi sjell deshtim. Fytyrat e deshtimit jane mes nesh, te ligj, intrigante, perversa,
    Vrases, bukshkale,te neveritshem, ambicioze malinj, budallenj serioze. Dhe keta kane shkuar edhe ne shkolla.
    Iha. Kane edhe mastera. Iha
    Tek cila kafshe apo krijese tjeter mund ti gjejme?

  15. Mos u merrni me Arten po me politikanet nga te gjitha anet qe po perbaltin me lojerat e tyre edhe ata profesioniste me integritet qe po guxojne te kandidojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu