• |
ide | kryesore

Ironia e Metës: Për zgjedhjet në Vorë dhe Shkodër le të shkojnë te berberi

Lajme, Të fundit



I pyetur në emisionin Opinion se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën dhe Vorën, Presidenti Meta zgjodhi të përgjigjej me një batutë.

“Ata tani shkojnë tek noteri, le të shkojnë tek berberi. Presidenti vepron vetëm në përputhje me Kushtetutën”, – tha Meta.

Meta tha se qeveria kërkon me ngulm të ketë Presidencën sepse i duhen disa firma, por pa e saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

“Ne kemi një grupim që kërkon të kapë të gjithë shtetin. Shikoje parlamentin si e ke sot, shikoje pushtetin lokal si e ke sot. Shikoje prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem sepse ata e duan dhe presidentin.

Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime, por e duan që dikush aty të hedhë ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy-tre firma që duhen”, – tha kreu i shtetit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *