• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez rrëfen ngacmimet seksuale nga regjizori i saj: Donte të më prekte gjoksin

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka rrëfyer për “The Hollywood Reporter” një histori jo fort të këndshme të jetës së saj.

Sipas Lopez, regjisori i njërit prej filmave ku aktorja ka luajtur, e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Lopez tregoi se që në takimin e parë me regjisorin, ai i kishte kërkuar këngëtares t’i tregonte gjoksin.

“Shkova në një takim me regjisorin e një filmi dhe ai më kërkoi të hiqja reçipetat për të më parë gjoksin”- ka rrëfyer Lopez.

Megjithatë, këngëtarja refuzoi të tregonte emrin e regjisorit, duke i lënë të gjithë kuriozë për të mësuar pak më shumë rreth historisë së sikletshme.

Aktualisht, Jennifer po punon për filmin e saj më të ri, pas suksesit të madh në filmin “Hustlers”, ku ishte në rol kryesor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *