• |
ide | kryesore

Kastro Zizo ironizon personazhet publike të panairit të librit, ‘Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’ (FOTO)

F1, Paparazzi



Panairi i Librit këtë vit solli shumë emra të njohur si autorë të librave të tyre.

Një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kastro Zizos, i cili e ka ironizuar prezantimin e këtyre personazheve me botimet përkatëse. “Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!”, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Katstros, i cili ka vënë në dukje se tashmë të gjithë kanë mundësinë të nxjerrin një herë në vit një libër të tyrin. “Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala!”, ka përfunduar këngëtari, duke shprehur kështu qëndrimin e tij lidhur me përfaqësimin e figurave të showbizit, e jo vetëm, në Panairin e Librit këtë vit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *