• |
ide | kryesore

Kritikat/ Meta: PD dhe LSI e kanë bërë opozitën si OJQ

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka qenë kritik jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës. Edhe në të kaluarën ai ka qenë kritik ndaj vendimit për të djegur mandatet, por në intervistën e dhënë në emisionin “Opinion”, Meta tha se vendimet e PD dhe LSI e kanë kthyer opozitën në një OJQ.

“PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë. Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës. Po merr edhe prokurorinë, po merr edhe Gjykatën.

Opozita nuk i ka dëgjuar mendimet e mia më të rëndësishme. Edhe të mos largohej nga parlamenti, edhe të merrte pjesë në zgjedhje. Përpara keni një njeri që drejtonte partinë e tretë në vend. Dy partitë e mëdha bënë një ligj që godiste partitë e vogla, por unë hyja në zgjedhje.

Ata thonë ne hyjmë në zgjedhje kur të dënohet Manja për zgjedhjet e Dibrës. Unë nuk kam iluzione te tilla. A ke mundësi të frymëzosh popullin. Kaq. Ta jep ai të drejtën” – tha Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ky parlament ka qene ornamental edhe me opoziten brenda. Edhe ty te duket se coc po ben me dekrete, gjoja opozite. Ai fshin bythen me dekretet e Presidentit dhe me qurravitjet e opozites ne parlament. Me ty nuk ia vlen as te merresh se te ka zgjedhur Rama, por dhe Bashen duket sikur e ka zgjedh ai. E shoh ne horizontin demokatik shqiptar te pas 2500 viteve nje liber me titullin “Bythet e shitura te opozites 2013-2035”. Ndyresira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *