• |
ide | kryesore

Messi: “I kam kërkuar fanellën vetëm një lojtari”

Sport



Lionel Messi është nga ata lojtarë, që në fund të cdo ndeshje, kërkohen për të shkëmbyer fanellën, si një kujtim nga përballje me një prej lojtarëve më të fortë të botës. Por ka patur një rast, që ka ndodhur e kundërta. Kapiteni i Barcellona Lionel Messi ka rrëfyer se vetëm njëherë në karrierën e tij i ka kërkuar fanellën një lojtari kundërshtar në fund të 90 minutave′.

“Nuk kërkoj të këmbej fanellën në fund të ndeshjes me lojtarë të tjerë, por një herë i kam kërkuar fanellën Zinedine Zidane. Në përgjithësi, nëse një argjentinas luan në një skuadër kundërshtare, e këmbej me të. Por nëse askush nuk ma kërkon, nuk i bëj askujt një kërkesë të tillë“, tregoi Messi për TyC Sports.

Në këtë sezon, “Pleshti” ka luajtur 11 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 9 gola e duke dhënë 5 asist. Kontrata e sulmuesit 32 vjecar me katalanasit është e vlefshme deri në verën e 2021, por që nga debutimi në 2004 fanellën ka kërkuar ta ndërrojë vetëm një herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *