• |
ide | kryesore

Meta dekreton Xhaferllarin si gjyqtare në Kushtetuese, reagon Dvorani i KED

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ardian Dvorani ka bwrw njw prononcim pesonal ne emwr tw Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ku ka reaguar pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Presidentit Ilir Meta. 

“Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante”, lexohet në njoftimin e KED.

“Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar t’i përmbahen listave të publikuara përsa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit. Neni 179 pika 2 e Kushtetutës ka për qëllim të përcaktojë institucionin kushtetues që është përgjegjës për plotësimin e një vakance të caktuar. Çdo vakancë lidhet me një emërim, ashtu si çdo vakancë ka një mandat unik i cili i përket një momenti dhe nje organi të caktuar emërimi. Kjo dispozitë parashikon radhën për vakancën që duhet të plotesojë Presidenti, vakancën që duhet të plotesojë Kuvendi dhe vakancën që duhet të plotësojë Gjykata e Lartë. Pra kjo dispozitë, nuk lidhet aspak me momentin se kur organi i emërtesës vendos për emërimin/zgjedhjen e gjyqtarit mes tre kandidatëve të renditur në tri vendet e para nga KED. Pra, nuk përcakton që, për shembull, në çdo rast vakanca e Presidentit duhet të plotësohet me ushtrimin e së drejtës së tij të zgjedhjes, përpara se të veprojnë organet e tjera të emërtesës. Nëse vërtet ky do të ishte interpretimi dhe zbatimi i Kushtetutës, nëse vërtet organi i emërtesës që ka vakancën e parë për të plotësuar, do të tregonte përgjegjshmëri, vullnet të mirë, integritet dhe koherencë deri në fund, përfshirë edhe respektimin e parimit të bashkëpunimit dhe luajalitetit kushtetues mes organeve të emërtesës, atëherë, do të ishin të shumta situatat, kur në mënyrë të qëllimtë apo për rrethana objektive, do të krijoheshin pashmangshmërisht situata bllokuese me emërimin dhe plotësimin me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pa qenë e nevojshme për shpjegim më të hollësishëm këtu nuk bën përjashtim as edhe rasti konkret. Por ky nuk është qëllimi, vullneti dhe kuptimi e interpretimi i dispozitave kushtetuese të miratuara nga kushtetutbërësi”, shton njoftimi.

Më tej, sipas KED, “Kushtetuta është e drejtpërdrejtë dhe nuk përcakton asnjë përjashtim: organi i emërtesës është i detyruar të përzgjedhë vetëm ndërmjet tre kandidatëve të listuar në tri vendet e para nga KED”.

“Pa asnjë përjashtim në raste dhe pa asnjë dallim mes organeve të emërtesës, përfshirë Presidentin,  Kushtetuta nuk i njeh asnjërit prej tyre “lirinë” për të emëruar përtej tri emrave të parë të renditur nga KED, e cila në thelb do të përbënte uzurpimin e kompetencës unike kushtetuese të renditjes së kandidatëve nga KED, i cili është organ kushtetues”, thekson KED.



7 Comments

  1. Pirdhni pirdhni se liroheni…nje gje eshte e sigurte qe te gjithe paperjashtim do hyni ne kokerr te burgut ose do merrni arratine ne vende si Kuba ose Siria!
    eshte vetem ceshtje kohe!

  2. “Pa qene nevoja per sqarime, po bejme sikur po sqarojme” Kaq mora vesh une
    Pastaj kush eshte KED (Dvorani) te gjykoje vullnetin e mire, integritetin e Presidentit??? Keta paguhen edhe per psikologoe???

  3. Dvorani , The Man!

    USA USA USA!!!!

    Ambasada eshte mbushur me felliqesira komuniste sorosiane!!!! PResim Palmer Bythen ose Ambasadaen pa ambasador te na thote sesi rakia e rrushit behet nga Rrushi

    Hajdute!

    Ja arritja me e madhe e KED.

    DVORANI!

    Njeriu qe del nga arkivat e sigurimit te shtetit dhe gjyqesorit te Partise Enverit dhe Pushtetit Popullor

    KED organ jashte funskioni, gjysmak , me njerez te paafte dhe te kapur , i formuar keqas dhe teresisht ne sherbim te Rames

    Ku je o i ndrituri Lu nga Kirgzstani i praruar 😀 Eja se peshqit e medhenj jo vetem qe u kapen por i jane ne tave ne presim per ti ngrene

    Tani do zgjedhim arta markun si prourore te RE 😀

    Dhe me kete rast vetingu perfundon me sukse ngritjen e strukturave , URRA!

    Se fundmi u emeruan anetarete gjykates kushtetuese, pra jane grate e emeruara nga Rama , ne fakt asnjera prej tyre nuk ka dhene ASNJE gykim ne jeten e tyre. Per me teper kane qene keshilltare te atyre gjykatesve qe VETINGU i perjashtoi si te korruptuar!!!!

    Gykata e larte po ben kandidatet qe kane qene pjese e strukturave te PS si ilir Panda, Sokol Sadushi etj.

    Everything OK!!!!

    nivel ordiner dhe i kapur

    1. armiqt imperialist. do na shpetoj saleh vrimacelsi nga komunistat amerikan. hajde loqe njeri hajde. po i mbush mendjen vetes me duket se asnjeri si ha keto karlliqe. na eshte ber sorosi si rreziku imperialist njeher e nje kohe. e kape suflakun dhe sot.

      1. armiqte imperialiste i kishit ju kopilat e enverit. Se cunat i ka ne pushtet partia, ju kopilat i boni fresk boleve dhe bythes se partise

        hajd mo ka zvarranike plot shqiperia

  4. KED ben interpretim te kushtetutes. Dmth gjinekologja merret me organin gjenital te mashkullit kurse andrologu rri dhe meson nga interpretimet. Pika more Dvoran te kishe nje minimum integriteti profesional o Shvejku i Partise.

  5. Paturpesia,i jep ketyre njerezve (si Dvorani,Xhafa,Ruci me shoke),edhe nje lloj “guximi” per te dale gjithmone ne krye te sofrave,nderkohe qe biografia e tyre,duhet t’i bente ata vetem-por ama vetem-te fshiheshin skutave e te mos dilnin kurren e kurres ,ne skenen shqiptare,e aq me pak,ne skenen politike.C’fare nuk mund te presesh,prej te “paturpeshmeve,e te pa cipeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *