• |
ide | kryesore

Meta fton në ceremoninë e betimit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta e ka përjashtuar Arta Vorpsin nga ceremonia e betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, e cila është emri që u votua nga Parlamenti, edhe pse ishte kompetencë e Presidentit.

Vorpsi u betua ditën e sotme përpara një notereje dje dokumentin e betimit ia ka nisur edhe Presidencës. Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca, Ilir Meta ka thirrur në ceremoninë e betimit anëtaren e Gjykatës Kushtetuese që dekretoi dje, Marsida Xhaferrllarin dhe dy kandidaturat e votuara nga Parlamenti ne fillim te kesaj jave, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Njoftim mbi organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Nr. 4312/1 Prot. Tiranë, më 14.11.2019

NJOFTIM

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.



6 Comments

  1. Thone qe Vorpsi ka paguar 26.000 lake te vjetra tek Noterja, per sherbimin.
    Ka marre dhe faturen qe t’ia tregoje Medias

    1. edhe lyndon johnson para noteres eshte betuar si president kur vrane kenedin, por betimi u quajt i vlefshem, kshu qe rrini te qete per kete pjese… zonja ka certifikuar ne rruge shume ligjore statusin e saj si anetare e gjykates kushtetuese… nderkohe qe vendimi per zgjedhjen e saj eshte publik ne fletoren zyrtare

  2. Meta po mundohet te kontrolloje gjykaten kushtetuese se ajo eshte instanca e fundit qe vendos nese Meta do shkarkohet apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *