• |
ide | kryesore

Meta në Presidencë, pritet betimi i Elsa Toskës, Marsida Xhaferllarit e Fiona Papajorgjit

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë. Pas pak pritet betimi i anëtarëve të rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Dy u votuan nga Kuvendi dhe një u dekretua nga Presidenti.

Kjo në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar.

Ndërkohë që për Arta Vorpsin, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, dhe që sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është publikuar në media një dokument i noterizuar ku shkruhet se ajo është betuar me dorën në Kushtetutë  për të mos shkelur Kushtetutën 

Oraret e betimit

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

 Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *