• |
ide | kryesore

Noizy, Mozzik dhe Getinjo po planifikojnë një bashkëpunim

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia mes dy reperëve të famshëm Noizy e Mozzik nuk ka nisur ekzaktësisht me këmbë të mbarë.

Gjithçka filloi në vitin 2016 kur Mozzik, ndonëse emër relativisht i ri në skenën muzikore, po shijonte suksesin e disa hiteve të njëpasnjëshme.

Por i ftuar në një intervistë, reperit të ri iu kërkua të komentonte këngën “Grande” të Noizy-t, që asokohe ishte një hit i padiskutueshëm dhe për habinë e të gjithëve, Mozzik u shpreh se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë.

Një gjë e tillë sigurisht u komentua si një thumbim ndaj kolegut dhe madje nuk vonoi dhe përgjigja nga ana e Noizy-t.

Vetëm pak kohë më pas, reperi publikoi një screenshot të disa mesazheve që Mozzik i kishte dërguar në 2013-ën, duke iu prezantuar me ngulm.

Por sot, tre vite më vonë nga thumbimet mes tyre, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë krejtësisht të re dhe këtë e ka zbuluar menaxheri i artistëve dhe miku i dy reperëve në fjalë, Tomas Kuci.

Në një seri pyetjesh e përgjigjesh në Instagram mbrëmjen e djeshme, Tomas Kuçi është pyetur nëse ekziston mundësia e një bashkëpunimi mes Noizy-t dhe vëllait të Mozzik, Getinjo.

Për çudinë e të gjithëve, përgjigja e menaxherit të njohur ka qenë pozitive e madje surprizuese, pasi sipas tij, bashkëpunimi jo vetëm që është i mundur, por mund të përfshijë dhe Mozzik.

“Pse jo?! Ka mundësi sidomos 3 në 1 @noizy @mozzik @getinjo”- është shprehur Tomas Kuçi. Të jenë shuar vallë konfliktet mes dy reperëve? Epo Tomasi që i ka miq të dy, me siguri diçka di!

Gjithashtu ai është pyetur edhe nëse mund të ketë një bashkëpunim midis Noizy-t dhe Mozzik dhe nga përgjigja e tij ka lënë të kuptohet që po, mundësitë janë të hapura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *