• |
ide | kryesore

People merr masa ligjore kundër revistës së njohur, i mori artikullin

Paparazzi, Slider



Një burim tha për Page Six se revista People dërgoi një paralajmërim ligjor për Us Weekly, pasi kjo e fundit publikoi një listë me “Burrat më seksi në botë” të mërkurën – disa orë pasi People shpalli John Legend si “Burrin më seksi në botë për vitin 2019”.

Pas kësaj, Us Weekly fshiu artikullin dhe sondazhin.Për 34 vitet e fundit, People ka zgjedhur çdo vit një personazh të famshëm për ta shpallur si njeriun më tërheqës në botë. Madje e kanë regjistruar këtë të drejtë në Zyrën e Patentave dhe Markave në SHBA në 2002-shin, një mënyrë kjo për të patur ekskluzivitetin.

Ky detaj nuk e ndaloi Us Weekly të niste një sondazh, ku ndër të tjera shfaqeshin personazhe si The Rock, Jason Momoa dhe Chris Hemsworth.

 Më pas, Us Weekly publikoi një artikull – tashmë të fshirë – me titull “Votuar nga ju! Burrat më seksi në botë!”. Një burim tha për Page Six se stafi i People u hutua. “Kjo duket si një përpjekje qesharake për të garuar me ne. Të gjithë e dinë që ‘Burri më seksi në botë’ ka qenë pjesë e People për më shumë se 30 vite dhe është një ekskluzivitet që ne e mbrojmë.”

Një tjetër burim konfirmoi se kompania që ka blerë Us Weekly, American Media Inc., konfirmoi se avokatët shpresonin për një “zgjidhje miqësore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *