• |
ide | kryesore

Selena Gomes flet për paragjykimet në lidhje me peshën e saj

Paparazzi, Slider



Në podcast-in “Giving back generation” me Raquelle Stevens, Selena Gomez foli ndër të tjera edhe në lidhje me komentet fyese në internet për trupin. “Kam përjetuar komente ofenduese për luhatjen e peshës,” tha ajo.

“Unë kam lupus, përballem me vështirësitë e veshkave dhe presionin e lartë të gjakut, kështu që merrem me shumë probleme shëndetësore, dhe për mua, këto janë arsyet pse fillova të vëreja më shumë gjëra në trupin tim,” shtoi Selena.

Ajo shpjegoi më pas se luhatjet në peshë lidhen me shëndetin, duke shpjeguar, “Varet nga muaji, të jem e sinqertë. E kuptova kur njerëzit filluan të më sulmonin.” Gomez shtoi se është ndjerë e gjykuar, gjë që sigurisht nuk e ka përjetuar mirë. Sot, ajo përpiqet t’i mbajë informacionet dhe fotot më private, për të mos qenë në qendër të vëmendjes. “Ndihem për mrekulli. Nuk më intereson të ekspozohem para të gjithëve dhe t’i dëgjoj të gjithë se çfarë thonë.”

Selena vuan nga lupus – një sëmundje autoimuntare që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *