• |
ide | kryesore

Si të mos vuani nga ankthi i fundjavës

F1, Stil

Ju ka ndodhur ndonjëherë që (përveç lumturisë), të ndjeni një ‘siklet’ sa herë vjen e premtja?!

Jeni të shqetësuar se si do ta shpenzoni fundjavën dhe kjo ndjesi ju shoqëron gjer në organizimin e një plani. Nuk jeni të vetëm. Ka shumë njerëz, të cilët i pushton ndjesia e frikës sa herë afron fundjava, duke menduar se nuk po i shfrytëzojnë siç duhet ditët e tyre të pushimit.

Madje, për këtë gjendje emocionale ekziston edhe një term që quhet: “Weekend Anxiety Syndrome” (Sindroma e ankthit të fundjavës).

Fakti që ne nuk bëjmë gjërat që njerëzit e tjerë bëjnë dhe postojnë nëpër rrjete sociale, na krijon ndjesinë se fundjavat tona nuk janë interesante mjaftueshëm.

Termi më lart, nuk është një term zyrtar mjekësor, por shumë njerëz e vuajnë dhe e dinë mirë se çdo të thotë të kesh një sindromë si kjo. Pas një javë të gjatë në punë, ti më në fund ke 2 ditë për të bërë çfarë do të bësh. Pritshmëritë janë të larta, imagjinata gjithashtu, por shpesh realiteti është ndryshe.

Kjo, tek disa njerëz shkakton presion dhe ankth. Cilat janë disa nga simptomat që tregojnë se mund të vuani nga “ankthi i fundjavës”?

1. Acaroheni shpejt

2. Keni dhimbje të papritur stomaku

3. Shqetësoheni dhe irritoheni lehtësisht

4. Jeni të panikosur

5. E keni të pamundur të rehatoheni dhe të shlodheni në shtëpinë tuaj

Burimi:Anabel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu