• |
ide | kryesore

Televizioni i shtetit kundër Federatës së futbollit: shpërthen çështja e Superkupës në Arabi

Sport



Po shndërrohet në një cështje kombëtare vendimi, tashmë zyrtar, i Federatës Spanjolle të Futbollit për ta diskutuar Superkupën në Arabinë Saudite. Sipas asaj që bën të ditur emitenti Cadena Ser, TVE, tv i shtetit iberik, ka vendosur të mos marrë pjesë në ankandin për të blerë të drejtën e transmetimit të eventit – mes të tjerash për herë të parë me formulën e re që parashikon pjesëmarrjen e katër skuadrave e që do të diskutohet nga 8 në 12 janar me Valencia, Real Madrid, Barcellona e Atletico Madrid – për “motive humanitare” lidhur me zgjedhjen e një vendi pritës në të cilin të drejtat e njeriut dhunohen dhe liria e të shprehurit nuk respektohet.

Shumë ndryshe, natyrisht, pozicioni i presidentit federal Luis Rubiales, përkundrazi shumë i lumtur për mbylljen e një akordi që parashikon arkëtimin e 120 milionë euro në tre vjet: “Superkupa – ka shpjeguar ai – ishte e destinuar të vdiste, në muajin gusht nuk mund të luhej. Paratë nuk janë për të ndërtuar një ‘chalet’, shkojnë për futbollin e femrave, shkojnë për ata që kanë nevojë. Sigurisht, paratë janë të rëndësishëm, kush e mohon? Paratë janë të rëndësishëm shumë, por ato shkojnë për klubet e Segunda e Tercera Division”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *