• |
ide | kryesore

Tronditet Altetico Madrid: Simeone humbet Diego Costa për 6 muaj

Sport



Atletico Madrid humb një prej sulmuesve kryesorë të skuadrës dhe për Diego Simeone është pak të thuhet një problem: Diego Costa është i padisponueshëm deri në muajin prill. Kjo është ajo që hipotezojnë gazetat sportive spanjolle, si ‘As’ e ‘Marca’ e madje edhe braziliania ‘Globo’, në momentin që Atletico Madrid ka shpërndarë një komunikatë për të qartësuar gjendjen e sulmuesit.

Prej ditësh, Diego Costa ankohej për dhimbje cervikale e kontrollet të cilave i është nënshtruar kanë evidentuar “një hernie diskale-cervikale” për të cilën është rreziku i një ndërhyrje kirurgjikale. Diego Costa, që në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në 15 ndeshje me fanellën e ‘colchoneros’, do të flasë me klubin e së shpejti do të marrë një vendim mbi zgjidhjet e mundshme. E qartë është vetëm se ndalesa që do të jetë i detyruar të bëjë, do të jetë e gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *