• |
ide | kryesore

Video / Lamtumirë rekord: Andorra barazon dhe prish festën ende pa filluar

Sport



Andorra është e rëndësishme kishte lajmëruar Edy Reja përpara ndeshjes, me aq insistim sa vetëm pas 2-2 të arritur në ndeshjen e fundit të kombëtares në Elbasan Arena mund të kuptohet plotësisht. 15 pikët e rekordit mbeten një mirazh, vetëm nëse mundim në “Air Albania” kampionët e botës.

Reja ndoshta e ekzagjeroi, ndoshta sepse po të llogarisje kundërshtarin, mund të ketë patur edhe të drejtë, që rezultati nuk ia dha. Me 6 ndryshime, kuqezinjtë patën impakt drithërues me një gol të anulluar Ndojit dhe më pas atë të vlefshëm të Balaj në vetëm 6 minuta. Por vetëm kaq sepse kuqezinjtë u bënë makinozë e të parashikueshëm.

Christian Martinez shënon dy gola spektakolarë, duke tronditur keq skuadrën e Rejas. Sulmuesi që në karrierë kishte shënuar vetëm 3 gola, dy i shënon ndaj një mbrojtje inekzistente të Shqipërisë. Veseli nuk bëri dot Dermakun dhe i gjithë reparti e vuajti. 70% e zotërimit të topit nuk I vlejti kuqezinjve të ndryshonin fatet e lojës, që pas aktivizimit të Bares, Hysajt e Seferit pati një marsh më shumë, por jo të duhurin.

Manaj shënoi barazimin, në një veprim spektakolar në zonë, por goli i fitores nuk erdhi edhe pse Seferi i shkoi pranë dhe përpjekjet u bënë. Andorra pasi në ka mundur në një miqesore në 2002 duke marrë fitoren e parë në histori, tani i merr barazimin e parë në këtë fushatë Shqipërisë.

 

 

 

 



6 Comments

  1. Ne vend qe te jete miqesore, federata e futbollit eshte armiqesore dhe arrogante me tifozerine thotë:

    Trajneri , ne rradhe te pare duhet te gjeje nje portier perfekt per kombetaren.
    Gjithashtu presidenti i FSHF-it , Duka, duhet te largohet sa me pare pasi ka krijuar nje fryme teper armiqesore me tifozet .

  2. Lojtar legena qe luajne vetem per vete e jo per ekipin..kete e tregon impenjimi i tyre i dyfishte ne ndeshjet me ekipet e medha dhe ato te vogela..turp. turp.turp.

  3. Futbolli shqiptar nuk eshte dinjitoz si ne kohe te xhaxhit kur lojtaret jepnin shpirtin ne loje. Keta jane te gjithe matrapaze qe nga kryetari I FSHF-se e deri te lojtari me I fundit. Vetem per dallavere e kane mendjen dhe si te shesin ndonje ndeshje e te bejne ndonje lek me baste. Kombetare leshi vetem zhgenjime.

  4. Mendoj se Trajneri Reja gaboj kur mbivlersoi ekipin Shqiptar. Ai duhet sa me shpejt te kuptoje mentalitetin tone psiqik specifik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *