• |
ide | kryesore

Zbardhet projekt-rezoluta e PS-së kundër Metës: Presidenti kërkon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pa kaluar 24 orë nga seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Kuvendi për të votuar dekretin e presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste ka hartuar një projekt rezolutë të cilën e siguroi Ora Neës.

Ne pr/rezolute Partia Socialiste e quan nul dekretin e presidentit për emërimin e Xhaferllarit dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

Në dokumentin 5 faqesh të siguruar nga Ora Neës, shkruhet se “dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. “

“Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundraligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Pretendimet e Presidentit në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues nga Presidenti e Kuvendi, janë në kundërshtim me Kushtetutën pasi radha nuk është kohë dhe në kushtet kur plotësohen disa vakanca njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencën e vet kushtetuese,pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/zgjedhur gjyqtarin/gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarrja e organit tjetër. Është e qartë nga gjithë procedura e ndjekur, që nga shpallja e vendeve vakante për gjyqtarët kushtetues nga secili institucion, si Presidenti ashtu dhe Kuvendi, deri në shqyrtimin, vlerësimin e kandidaturave dhe njoftimet e vendimeve përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin vend vakant të krijuar, kompetenca e emërimit/zgjedhjes sëgjyqtarëve kushtetuespër secilin vend vakant të krijuar, përkatësisht nga Presidenti dhe nga Kuvendi“ thuhet në dokumentin e siguruar nga Ora Neës.

Mori kompetencat e KED

Në projekt rezolutë theksohet se dekreti i presidentit për Mardisa Xhaferllarin, anëtare të Gjykatës Kushtetuese është një akt i nxjerrë jashtë kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe se Meta ka marrë kompetencat e KED.

“Kuvendi i Shqipërisë pasi u njoh me Dekretin e Presidentit datë11350, datë 13.11.2019“Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese” dhe duke konsideruar se ky është një akt i nxjerrë jashtë kompetencës kushtetuese të Presidentit që minon rifillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese” … Me Dekretin nr.11350, datë 13.11.2019 Presidenti ka shkelur njëkohësisht afatin prekluzivdhe detyrimin e tij për emërimin e gjyqtarit kushtetues midis tre kandidaturave të listuara të parat në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi ka vendosur emërimin e një gjyqtari kushtetues jashtë afatit 30 ditor të përcaktuar shprehimisht nga ligji dhe ka emëruar si gjyqtar një kandidat qëështë listuar në vendin e katërt në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Afati tridhjetë ditor për Presidentin ka mbaruar në datën 07.11.2019, pasi vendimi nr. 132, datë21.09.2019 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është njoftuar Presidentit në datën 08.10.2019, dhe renditja e kandidatëve në listën e miratuar me këtë vendim është: 1. Arta Vorpsi; 2. Fiona Papajorgji; 3. Elsa Toska; 4. Marsida Xhaferllari.

Duke emëruar kandidatin e listuar të katërtin në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësinr. 132, datë 21.09.2019 me justifikimin se zgjedhja e dy prej kandidatëve në të njëjtën listë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese me vendimin e Kuvendit të datës 11.11.2019, e rendit kandidatin e zgjedhur si gjyqtar kushtetues nga Presidenti në tre vendet e para të listës, Presidenti ka marrë në mënyrëabuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit.”

PS: Meta tenton te bllokoje Gjykaten Kushtetuese

Partia Socialiste shkon më tej duke thënë se presidenti ka tentuar të pezullojë procesin kushtetues dhe të bllokojë zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Duke vepruar në shkeljetë Kushtetutës dhe ligjit dhe në mungesë të kompetencës, Presidenti ka kryer një akt të paprecedentë duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Kushtetuta është e vetëzbatueshme dhe as Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të pezullojë Kushtetutën. Duke vepruar nëshkeljetë Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate.

Presidenti në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime në kundërshtim dhe shkelje të Kushtetutës dhe ka nxjerrë akte në tejkalim ose në mungesë të kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore” vijon në dokumentin e siguruar nga Ora Neës.

Te shpallet nul

Socialistët i bëjnë thirrje me kete projektrezolute të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

Gjithashtu i kerkoje presidentit te kryejë detyrën për fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji. Nga ana tjeter Gjykata Kushtetuese te beje detyren për mundësimin e fillimit të detyrës së këtyre gjyqtareve kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funskionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit pë shkarkimin e Presidentit të Republikëstë përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvenditdatë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjësi detyrat për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Më pas projekt rezoluta do t’i bashkëngjitet dokumenteve të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Gjithashtu mësohet se deputetët e opozitës parlamentare janë të përçarë për shkak se disa prej tyre deklarojnë, që nesër nuk do të jenë pjesë e seancës.

Kuvendi-Metës: Hiq dorë nga tentativat për bllokimin e Reformës në Drejtësi

Më tej socilistët i bëjnë thirrje presidentit të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të kthejë institucionin që drejton në kompetencat kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”



2 Comments

  1. mblidhni mendjen te dy palet dhe mjaf me keto njerez farse dhe pa te formuar mire qe po zgjithjni per vendet kyce te drejtesise turp per demin qe pok i sillni popuullit ju si maxhorance

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *