Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qeverisëse. Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një lëvizje të papritur, duke u betuar te një notere.
Përpara noteres Miranda Xhemalçe, ajo ka lexuar formulën e betimit: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Por me vetë aktin e betimit përpara një notereje, zonja Vorpsi, duket se ka bërë një shkelje të hapur, pikërisht të Kushtetutës e cila përcakton në mënyrë fare të qartë në nenin 129 se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Një kopje të betimit të saj, ajo ja ka dërguar dhe Presidenti Meta, ashtu dhe vetë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se nuk është e qartë se cfarë vlere juridike mund të ketë një akt i tillë.
Presidenti Meta deklaroi mbrëmë se botimi në Fletoren zyrtare sipas tij nuk ka vlerë. “Çdo botim kontrabandë në Fletoren zyrtare padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Meta, i cili më parë, për të njejtën vakancë emëroi Marsida Xhaferllarin në tejkalim të afatit 30 ditor që i përcakton atij Ligji për Gjykatën Kushtetuese.
Përmes zëdhënësit të tij, zotit Meta reagoi me ironi pas lajmit të betimit të zonjës Vorpsi, duke deklaruar se “nuk pengoj askënd të betohet as te noterja, as te parukierja”. /VoA
E shkel njehere per ta mbrojtur heret e tjera thote delja mavi
Ku e kane gjet kete fytyr burrin se me nxorri mallin e Premtit ke filmi Robinson Cruzo
Kjo qeka e lebetitme per nje vend ne shtet…C’fare niveli..Gjykatesja qe duam.Ti themi atij lacistit ti suvatoje sutratin kesaj idiote!
VETINGHANE
ZALLAMAHI DYNJAJA
BORDELLHANE HESAPI
JETOJME NE KOHEN E MAVIVE
Gjykatese kushtetuese qe shkel kushtetuten dhe me keq nuk e lexu aspak nenin129. Normale nuk ben per shkalle te pare jo me aq lart , sa turp
Qysh kapet drejtesia ndryshe. Ta fuse me thes e ta terheqe me karroce e tellall ?
Sa i ngjaka Silvanes se Lemes ke rruga Bardhyl
Do merzitet Taku Lemes. Silvana ja merr ne kthese me nje trajtim 1 mujor, pedikyr, manikyr.
epo kreu i mundshem i jurisprudences te shkele ato per te cilat po zgjidhet, l;igjet kushtetuten. Mire Meta qe eshte hale, dhe parlamenti dhe me hale, por kjo nuk tregohej dot profesioniste po me vrap se mos i ftohej karrikja… turp turp