• |
ide | kryesore

Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane

-Instant, 1, Ide



Në seancën absurde të një parlamenti, të mbledhur në funksion të një kioske noterie poshtë përroit të Lanës, Edi Rama nuk  dha asnjë justifikim që të përligjte qëndrimin e shumicës, në konfliktin e fundit për Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk denjoi të flasë as për data, afate, KED, Ardian Dvoranin, Arta Vorpsin dhe shkeljet e ligjit themeltar të shtetit.

Ai u mjaftua vetëm me argumentin se në këtë kapje të re të drejtësisë, ai kishte mbështetjen e Europës dhe Amerikës.  “A mund të manipulohen SHBA dhe BE duke u vënë në dispozicionin tonë”, pyeti ai parlamentarët që e duartrokisnin?

Pra, argumenti i vetëm që i ka mbetur një kryeministri që po zhytet përditë e më shumë në krim, është: “Mua më mbështesin ndërkombëtarët”.

Për të na bindur se e vërteta është ndryshe nga sa e shohin të gjithë, ai e ka përdorur shpesh këtë alibi.

Kur Shqipëria ishte tej përtej e mbushur me kanabis, aq sa ia behën në këtë vend- që e konsideruan si hambarin e hashashit të kontintentit-, të gjitha mediat më të mëdha të globit, Edi Rama përsëriste të njëjtin refren. Ai i drejtohej atë kohë ish depuetetes Jozefina Topalli me shprehjen: “A do na e lejonin aleatët tanë këtë nese ajo që pretendon është e vërtetë?”.

Madje parodia shkoi edhe më tej, në kulmin e denoncimeve kundër trafikut të drogës dhe kur shpërtheu skandali i lidhjes Tahiri- Habilaj, ambasadori Donald Lu, doli të deklaronte se historia e luftës ndaj narkotrafikut është një histori suksesi (shiko videot poshte).

Po e njëjta fabul u kopjua edhe kur në shkelje të Kushtetutës, shumica vendosi të zgjedhë kamikazen anonime, Arta Marku, si Prokurore të Përgjithshme të Përkohëshme. Euralius dhe OPDAT, përgatitën një letër ku justifikonin katapultimin e saj për një kohë të shkurtër, pa të drejta lëvizjeje apo ndëshkimi për vartësit dhe me pretendimin e pavarësisë. Rama sërish përdori justifikimin: “A do na lejonin të huajt”?.

Se si rezultoi eksperienca e Arta Markut, se sa kohë ndenji ajo në detyrë, se sa lëmsh e bëri institucionin, se si i shkatërroi dosjet e vjedhjes së votave, tashmë dihet. Nuk është e vështrirë të kuptohet gjithashtu se sa i kushtoi besueshmërisë së reformës së saponisur në drejtësi ky eksperiment me leje diplomatike.

Por, ironia e gjithë kësaj historie ishte në momentin kur ajo doli përpara KLP për të kërkuar një mandat të plotë. Pasi shfaqi performancën që i gajasi të gjithë shqiptarët që e panë live, ajo guxoi të thotë të njëjtën shprehje si Rama: “Unë kam mbështetjen e ndërkombëtarëve”.

Pra, krimet me lejen e të mëdhenjve i kanë shërbyer kryeministrit vetëm sa për të hedhur përkohësisht lumin, vetëm sa për ta kaluar momentin, por në fund, realiteti ka diskredituar bashkë me artikuluesin e tyre edhe besueshmërinë e mbështetësve që i kanë lejuar në heshtje këto mashtrime.

E njëjta gjë u përsërit edhe në tentativën për të organizuar me çdo çmim zgjedhje moniste në 30 qershor. Kryeministri shkoi në çdo cep të vendit për të kërcënuar me moshyrjen në SHBA dhe BE të atyre që do të tentonin ta prishnin këtë farsë. Asnjë diplomat nuk e kundërshtoi, pavarësisht se të gjithë e dinin se kjo nuk mund të realizohej pa pasur më parë një vendim gjykate, një verdikt të formës së prerë nga drejtësia.

Madje Palmer shkoi deri aty sa për ato votime, që u pa më pas se si i etiketoi ODHIR, të artikulonte formulën: “bëni njëherë zgjedhjet, pastaj shqyrtoni legjitimitetin e tyre”.

Ky film u shfaq edhe këtë të premte në parlament, kur për të përligjur manipulimin e mazhorancës me një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi (KED) për t’i hequr presidentit të drejtat e tij kushtetuese, si alibi u përdorën deklaratat përshëndetëse të selive diplomatike amerikane dhe europiane.

Lexo më tej:

Ambasadat e SHBA dhe BE, pro zgjedhjes antikushtetuese të Kuvendit

Pra, tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, se në të gjitha marrëzitë e tij, Edi Rama ka pasur mbështetjen e pakushtëzuar të ndërkombëtarëve.

Të pohosh këtë, do të thotë t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Eshtë e kotë të vazhdosh t’i besosh një mashtrimi alternativ, ashtu siç bën opozita jonë e kapur dhe pa ide, se atij po i ngushtohet rrethi apo se këtij regjimi ia kanë hequr vizën.

Më e ndershme sesa të ushqesh publikun me fabula të paqena, do të qe të përpiqeshe të kuptoje se nga vjen mbështeja për këtë regjim dhe cilat janë pasojat e saj.

Njëra nga arsyet mund të kërkohet tek vetë mosbesueshmëria e opozitës, tek mendësia e instaluar, se në këtë humbëtirë të gjithë janë njësoj, e cila e ysht çdo diplomat cinik të mendojë: e pse duhet të angazhohemi apo për ta bërë më keq?

Një tjetër alternativë mund të jetë kokfortësia për të çuar përpara, me çdo mjet, qoftë edhe me ndihmën e një pushteti të korruptuar, eksperimentin e reformës në drejtësi që po degradon dita- ditës. Pasi kanë harxhuar para, propagandë, energji, në Uashington dhe në Bruksel mund të duan thjeshtë të shohin të hedhur suvanë e një godine me themele të shkërmoquara, vetëm për të raportuar se puna u krye, vetëm për të bërë dy- tre shembuj, pavarësisht se drejtësi për shqiptarët nuk do të ketë kurrë. Dhe për ta përfunduar këtë maskaradë, ata e dinë se nuk mund ta bëjnë, as pa mbështetjen e ekzekutivit dhe as pa kartonat e atyre që e votojnë në kuvend.

Idhtarët e teorive konspirative mund ta shpjegojnë këtë mbështetje të palogjikshme, qoftë me paranojat për rolin e Sorosit, qoftë me ato të lobistëve fuqishëm që janë të njëjtë me ata të Vuçiçit.

Të tjerë akoma mund të ngrejnë hipoteza dhe supozime të ndryshme për këtë situatë absurde.

Por, për të gjithë është e qartë se duke u sjellë në këtë mënyrë, aleatët tanë po i zhgënjejnë ata që besuan tek reforma në drejtësi dhe ata që ëndërruan se do të bëhet më mirë, njësoj siç lanë në baltë kurdët e Sirisë, që luftuan përkrah tyre kundër DAESH-it. Ata mund të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte regjimin e Ramës, njësoj siç kanë mbështetur Dinh Diemin në Vietnamin e Jugut apo Pinoçetin në Klili.

Historia nuk i përjashton as të mëdhenjtë nga teoria e gabimit.

Por, në pikën ku kemi mbërritur, nëse vazhdojnë ta lënë Edi Ramën të justifikojë çdo krim në emër të tyre, ata jo vetëm nuk e ndihmojnë dot më atë, por e zhveshin edhe veten nga roli i arbitrit moral që kanë luajtur për tre dekada, duke mbathur çizmet e të fuqishmit, që imponohet me anë të dhunës, por jo të besueshmërisë.     

©Lapsi.al



31 Comments

    1. Premisa qe SHBA nuk mund te toleroje kanabis eshte false. Ne SHBA disa shtete e kane legalizuar. Ndoshta Donaldi Loo ka nje magazine kanabisi apo farmaci ku e shet familjarisht?
      Premisa se SHBA nuk mbeshtesin tirane e diktatore ne shkembim te naftes ne tone a det eshte false. Arabia Saudite bombardon femije shkolle ne Jemen due SHBA ka baza ushtarake. Cfare vlere kane femijet e unazes se re?
      Vetem spartak ngjela beson prralla me spakun e vitit te ri…mos u beni koqe si ngjela o milet

  1. Basha sot thoshte qe suksesi i vetem i djegjes se mandateve, moshyrjes ne zgjedhje dhe protestave ishte ai vendimi i parlamentit gjerman qe njihte krizen. Pyetjet qe shtrohen jane: A ia vlejne gjithe keto sakrifica per nje objektiv leshi si ky? Kjo e ka pergjigjen brenda. A i rruhet Rames per vendimin e Bundestagut dhe a i ka sjelle ndonje pasoje pushtetit te tij moshapja e negociatave? Zero pasoje i ka sjelle. Fatkeqesia e moshapjes eshte e gjitha e jona. Tani, nje lider qe humb gjysmen e ushtrise per nje objektiv qe mund ta arrinte vetem me beteje diplomatike pas pergjimeve te BILD, eshte me e pakta budall dhe deshtak. Per me teper mashtrues, sepse nuk i ftoi shqiptaret ne protesta per te ndryshuar axhenden parlamentare te Gjermanise, por per ndryshimin historik te axhendes se Shqiperise. Pastaj, sikur 30 qershori mos kishte ekzistuar kurre,i tha njerezve se mjafton thjesht te votojne. Perfundimisht, fuqia me e madhe e Rames nuk jane amerikanet, por dobesia e Bashes. Eshte fakt qe kjo eshte kohe shume e mire per lidera autokrate si Rama kudo neper bote dhe qe demokracia eshte ne terheqje.Prandaj, permbysja e shpejte jo konvencionale e Rames, eshte rruga e vetme per ta shpetuar demokracine shqiptare. Perndryshe, sic nenkupton dhe Bushati, mund te dominoje edhe 20 vjet te tjera Rama. Hiqeni nga mendja se iken me vote.

  2. Sa Bythqir je o Bushatlli ! Dmth si me lezet ti po na thua që gomari i Anetës paska mbështetje të pakushtëzuar nga ndërkombëtarët! O shkërdhatë po ky gomar me kaq shumë mbështetje pse su pranua në Evropë?! Ik shko bëji 1 gojore Fugës, këlysh i kuq!

  3. Te justifikosh bemat e perversit kryeminister me perkrahjen e nderkombetareve, do te thote te kesh probleme serioze me veten. Pinjollet e komunisteve qe brohorasin “rrofte Amerika” jane oksimoroni me perfekt qe mund te ekzistoje.

  4. Jemi kot fare.Vetem dajaku e ben terbiet kete populli.Llafe bufe pa asnje kuptim.Meta flet nga haleja nr.11 e bikes ne gjirin e lalezit,Palo burre qe prodhon vetem sherr.Hajdut president.

  5. Sipas Edi Rames, per cdo mashtrim apo abuzim me pushtetin, ne nuk duhet te reagojme se e mbeshtet Amerika????? Kjo eshte marrezi. Rama eshte ne pushtet se eshte i dobet Basha, por Rama nuk meriton te jete as tek hija e fikut me te keqijat qe po i ben ketij vendi. Ilir Meta mund te kete te gjitha te keqijat e nje politikani, mund te kete vjedhur e te jete bere pasanik, (qe i zenshin frymen nese ka vjedhur djersen e ketij populli) por kur ai tregon ligjin dhe Rama i pergjigjet me Noteren, une duhet te mbeshtes Ligjin. Pra Meten. Sepse forca e Ligjit duhet te jete Udherrefyesi yne dhe jo akti tek Noterja (sa qesharak si akt). Pastaj kjo Arta Vorpsi qe thone se i njeh ligjet….ne fakt duhet mbetur ne klase. Nje juriste me dinjitet, profesionale dhe me karakter, kurre nuk do bente kompromise te tilla. Si mundet kjo zonje, pavaresisht pushtetit qe i jep Rama, te marre dicka ne rruge te paligshme????

    1. po ca cadre o njeri cadra u provua. duhet rikthyer protesta e oppzites po kete radhe me te ashpra. luli duhet zevendesur me griden ose me paloken.

  6. Thuhet qe me rikthimin e Mones nga amerika do krijohet nje parti e re me pjesmarrjen e te rinjve me kryetare Moniken. keshtu e kane kurdisur amerikanet.

  7. E cfare mund te thoshte me shume se kaq nipi Hysni Kapos. e ka kap paniku se imperialistet po na pushtojne sic thosh partia

  8. po tani me mire nje dore suvaje se pa te fare.se keto lojrat pobehen per politiken.populli i thjesht vetem do perfitoj.sdo jete me si me pare ku cdo i forte e me lek paguante per cdfare do lloj ceshtje dhe fitonte.tani keq me vjen po ky muhabet ka dhe nje histori ,qe ne fillim e deri tani,jane par kush kane qene pro e kush kunder…dhe jo episodike por te rreshtuar qe ne fillim …ke te drejt kur ankohesh qe po behet diktator,po ke qene nder ata qe perkrahen zbythjen nga parlamenti,tullat shashkat,molotovat e su dridhej zeri kur i kerkonit.paguani faturen tani per idiotlliqet largpamse te opozites sone.nga 74 deputet ia bet 120…dhe kete sua kerkoi piktori ia dhuruat me iluminizmin tuaj.e sa ne krye te kesaj opozite te kesh bash e sal e monik e like keq me vjen po ne opinion publik rama eshte me i besushem,sepse keta jane fiura me te urryera se ai.vet bushati ka qene paraprijes i ides se nuk merresh me opoziten po gotitet pozita pushteti.pavarsisht se figurat e opozites i ke pas ketu e 30 vjet e skan ndryshuar njeher.le ta gezojm te gjatin tani bashk me revoluzionet tuaja te leshit

    1. Po pse mo shok cfare ndryshim ka 74 me 120. Ai Ulsie Markun e miratoi me 69 vota pa i bere syri terr me bekimin e Luse dhe Bubit kacurrelkuq. Me mire qe doli duke I dhene mundesine te beje outing dhe ta shpalle Republiken Monarki funksionale duke realizuar endrren e gjyshit te vet edhe ai mbret I vetshpallur. Ne kete menyre I cirret maska edhe perpara cdo qorri qe justifikon akoma veprimet e tij te cmendura e te mbeshtetura nga plehrat politike ruçi, balla spirodebilja.

  9. Mbështetje amerikane? Sigurisht, që ekziston dhe kjo bën që fasada të bëjë punën e saj, duke justifikuar çdo skandal që ndodh nga dita në ditë. Nderkombëtarët në përgjithësi atë po bëjnë, sepse duke mbështetur Ramën , duan të na thonë se sa të suksesshëm kanë qënë në asistencën që na kanë dhënë. Kur , ambasadorët e BE-së propozojnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ata kanë parasysh,se gjoja, kanë bërë një punë të shkëlqyer në vendin tonë, se kemi bërë, gjoja , përparime, reforma të thella e të vështira sorosiane me ndihmën e tyre, se ia kemi dalë, por rezultati del se jo vetëm nuk kemi kryer asnjë detyrë shtëpie, por kemi degraduar gjithçka, jemi bërë më keq e më përdreq. Sidoqoftë, ndihma kryesore mbetet mafia, krimi, oligarkët, servilizmi, jesmenët, debilët, kukullat ministre, kryebashkiakët kriminelë që zgjedh Rama për t’i përdorur si mburojë. Sado që janë zbuluar disa prej tyre, ai është i rrethuar kudo nga soji i vet. Pra, mbrojtja është e gjithanshme. Shteti si institucion me gjithë hallkat e veta nuk ekziston. E ashtuquajtura reformë në drejtësi bëhet duke shkelur çdo ligj dhe Kushtetutën që kemi. Jetojmë në një situatë kaosi, pasigurie, pa shpresë, pa të ardhme në saje të të gjitha mbështetjeve që ka siguruar Rama, duke blerë gjithçka: deputetin, dinjitetin e nepërkëmbur, pandershmërinë kudo e të gjithë të pamoralshmit e vendit dhe më gjërë. .

  10. une jam nje njeri i thjeshte dhe te them te drejten me cudit fakti se cilat jane arsyet e mbrojtjes qe i behet nje KM te degraduar kjo me con ne ate qe per te shpetuar prej tij duhet REVOLUCION

  11. Bushat ke shume te drejte . 😛

    Vazhdo sherbeji Rama-mutit terthorazi duke u bere diversion here pas here

    Ore nuk e morem vesh do e denoje tropojania Elisabeta Imeraj , kreun e opeozites Bashen, u nda dhe nga burri per vetingun e zeza….:-(

    apo mos valle gagaci Ervin Karanxha super legeni do te ket marre noi direktive tjeter?

    keto jane ceshtje te dites si shembull.

    amerika nuk ka interes, per sa kohe e ka lo ambasaden ne uar ojf te sorosit, dhe jo vetem ne shqiperi por edhe ne maqedoni ukraine rumani etj
    ja o bushat injorannti lexoje per ambasadoren e ukraines jovanovic
    Lutsenko former prosecutor general in Ukraine claimed that Yovanovitch had given him a “do not prosecute” list — and Solomon reported that Yovanovitch pressured Ukrainian prosecutors to back off a case involving the AntiCorruption Action Centre, funded by Soros, the liberal megadonor.

    ore ku shkoi ai ambasadori Lu i her?

  12. Me thoni vetem nje vend te globit qe amerika& co nuk e kane bere kete gje. Fjalorin po e ruaj se nuk ja vlen . Dhe do vazhdojne ta bejne. Eksperiment. Miljona kane vrare dhe masakruar. Dhe per cfare?! Per leke. Ngjajne me shqipot ne kete pike shume. Prandaj kuptohen mire me njeri tjetrin.

  13. Shqiptaret ektremisht te papergjegjshem. Edhe kur ngrihen i bien njeri tjetrit. Kaq injorant jane. Kurre nuk ka per ta bere Zoti mire kurre. As mos e enderoni. 200 vjet po njesoj. E ca prisni ? Skenderbeun e radhes? Mire. Ndoshta kete here na vjen nga kalabria. Sa gjynah. Per te rinjte se per askend tjeter. Vetem per te rinjte. Viktimat e verteta te injorances shekullore. Gen i keq.

  14. Ne demokraci o Bushat flet vota. Rama mori 1 milion dhe fitoi shumicen. Lyli shkateroi partine dhe hoqi nga parlamenti edhe ato deputete qe fitoi. Rames i lumte bytha se sa te kete perballe Lul hollandezin do miratoje gjyqtare e do prishi shpija si ti mbushet mendja. Fajin mos e kerko te USA.

    1. Ka mbi 6 vite që në pushtet është I biri i Kristaq Ramës, atij që pati firmosur varjen e një poeti e që nga mënyra se si po qeveris si diktator, qytetarët e quajnë Edveri.
      Ai “Lyli” apo “lul hollandezi” siç kujton ti se po e tall shefin e opozitës, është një jurist i dipllomuar në një nga vendet me demokracinë më të vjetër në Europë, në Hollandë. Është ndër të paktët juristë shqiptarë që i pat angazhuar edhe OKB në gjyqin kundër kriminelit Millosheviç.
      “Lul hollandezi” siç e quajnë tru shpëlarët militantë të PS, me pagën e lartë që merte nga OKB, sa dhjetë fishi i kryeministrit shqiptar, nuk ndejti në emigracion por erdhi në Shqipëri duke u bërë ministri më i suksesshëm i qeverisë Berisha. Me emrin e tij janë të lidhura tre ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar.
      Ndërtimi i Rrugës së kombit.
      Pranimi në NATO
      Dhe pas 70 viteve izolimi të plotë, shqiptarëve ju dha e drejta të lëvizbin lirisht në zonën Shengen të Europës.
      Është po ky “Lyl” siç kujtoni ju se po e zhvlerësoni duke ja ndryshuar emrin, që duke vënë kandidaturën për bashkinë e Tiranës, e vuri poshtë Edverin që si pasha kishte bërë siç kishte dashur me Tiranën për 12 vjet.
      I sulmuar nga të gjithë lukunia e ujqërve komunistë. por edhe nga “demokratë” të dështuar, arriti që për një kohë relativisht të shkurtër, të mblidhte nga e gjithë Shqipëria për mbi katër muaj me qindra mijë shqiptarë në demostratat më masive e më të fuqishme të zhvilluara në historinë e Shqipërisë, kundër qeverisë së korruptuar të Ramës.
      Përse nuk u rrëzua Edveri nga demostratat ?
      E para arsye është për mendimin tim, se kjo lëvizje e fuqishme opozitare e shqiptarëve, u sabotua si nga e majta ndërkombëtare, edhe nga majtistët shqiptarë, veçanërisht një grupim i fuqishëm mediatik , që nuk heq dorë nga ideollogjia marksiste.
      Ky grupim, ndonëse e ka kritikuar me forcë qeverisjen e mbrapshtë të Ramës, duke e parë kapitalizmin si të keqen e popujve, vazhdojnë të quajnë “banditë”, cilindo që mbështet sistemin demokratik të konkurencës së lire kapitaliste, duke ngatëruar kapitalizmin anarshist e të korruptuar të Ramës, me shtetin ligjor demokratik kapitalist, modelin e të cilit e kemi në perëndim.
      Ky grupim mediatik. ndonëse pajtohet thuajse krejtësisht me kritikat e opozitës për keqqeverisjen Rama, kur vjen puna që të ballafaqohet me liderin e opozitës, i kërkojnë atij llogari se kur e si do ta rrëzojë Ramën, sikur ai na qenka bajlozi i vetëm që e ka në dorë me një lëvizje të shpatës, të presë kokën e kuçedrës.
      Po cilido shqiptar me një formim mesatar intelektual, do të pyeste këta zoëtërij :
      Po pse more të uruar, përhapni në popull idetë fataliste mashtruese se të gjitha partitë e të gjithë politikanët janë njëlloj ?
      Duke mbajtur këtë qëndrim e duke bërë këtë propogandë, a nuk i dilni për krah e ja zgjasni jetën kësaj qeverie të korruptuar ?
      Sistemi demokratik pluralist, të vetmin mjet të daljes nga kjo situatë, ka rotacionin politik.
      Nëse jemi të ndërgjegjshëm e kemi përditë fakte flagrante se kjo qeveri nuk e meriton vazhdimin e qeverisjes, bashkojuni opozitës e këtë që po ja kërkoni kësaj qeverie sot, kërkojani nesër edhe opozitës që mund të vijë në pushtet.
      Uji i ndenjur qelbet.
      Uji i rrjedhshëm mer me vete plehrat duke pastruar ambientin.

  15. Ky jo vetem eshte nje diktator por lajmet rrufe qe jepen fal internetit dhe ne sekond merret vesh se cfare bebu ku mafjoz pra ky nuk eshte vetem DIKTATOR ky eshte nje rrugac,tradhetar,imoral,hajdut,dhe nuk gezon asnje parim njerzor ne qoftese Enver hoxha ishte diktotor ai kishte ca rregulla . ne te pakten ne familjen e tij por ky me banga,televizor leje ndertimi mafjoz digjitalb parkigje rruge dhe cdo gje e quan te veten ky ska asnje pikpamje per shqiptar ky qe ne kryeministri PUNOJNE RRETHE 700 VETA PA E DITUR CFARE PUNE BEJN KY QE FLET PER KRYEPROSITUTA QE NE FAKTE ESHTE VETE ME FAREN E TIJ TE STILIT JOZELA VELIA GRISELDA DUKE LENE NJE ANE KRIMINELET HAJDUTET PERDHUNUESIT TRAFIKANTET QE I MBANE NE PARADHOMAT E TIJ DHE THOTE DO BEJ LIGJE TE PASTROJ PARTIT E TJERA KU NDERKOH NE PARTIT E TJERA SKA ASNJE FUNKSIONAR PROBLEME ME LIGJIN POR VETEM NE PARADHOMAT E TIJ DHE BENE SIKUR PO MIRATON LIGJIN PER TE GJITHE ATE LIGJ DUHET TA KISHTE ZBATUAR SE ESHTE I MIRATUAR PER DEKRIMINALIZIMIN DHE VETEM DUHET TA KISHTE ZBATUAR POR NUK I INTERESONTE DHE BENE SIKUR PARTIT E TJERA I KANE KETA TIPA si vetja ky i pa fytyre qe po e fundos kete kombe ………….ky duhet te izolohet se vetem infeksion shhperndan ……….

  16. Po ç’mbeshtetje amerikane thua o z.Bushati ? Me mbeshtetjen e z.Basha po por jo ate amerikane . Nese eshte nje gje qe amerikanet nuk falin ne menyre kategorike eshte dalja nga sistemi dhe kete z.Basha e dinte qe kur doli nga parlamenti . Jo se z.Basha me ate veprim gaboi , perkundrazi beri shume mire . Por teksa ne prisnim pershkallezim te protestava ai ndaloi , teksa ne prisnim ndryshime ato nuk po vijne , teksa ne prisnim mbeshtetje te astirit ata pikerisht ate diten qe duhet te ishin aty iken . Dhe çdo dite qe kalon ne marrim nje zhgenjim te ri . Si mund te fitohet ndaj nje njeriu pa vlera siç eshte i gjati ine kur vete ti je personifikim i antivleres ? Une e kam thene me kohe dhe çdo dite e me shume po bindem qe ju si kaste politikanesh nuk doni te na udhehiqeni por te na sundoni . Ka ardhur koha qe te themi boll , boll me me ju pushtat e politikes 30 vjeçare . Nje klase e re politike duhet te lind , eshte domosdoshmeri per prosperitetin e ketij vendi . Boll me me ju ish komunista , komunista dhe neoborgjezokomunista . Na lodhet deri ne stermundim . Revolucioni dhe vetem revolucioni eshte zgjidhja e vetme per kete vend . Eshte koha per gijotine , eshte koha nje Robespier Shqiptar

  17. Te gjitha sa thua ti Bushat jane te verteta! Por kur e thote nipi I Hysni Kapos, kjo con uje ne mullirin e Rames! Fiks ashtu sic deshiron ti dhe Fuga.
    Zaten ky eshte dhe qellimi yt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *