• |
ide | kryesore

Basha citon Prokurorin e Antimafias: Krimi ka lidhje me politikën, SPAK dhe BKH po vonohen pë t’u vënë nën kontroll

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në konferencën për media, në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka cituar prokurorin të Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho.

Basha tha se De Raho foli qartë se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”. Kjo mjafton, sipas Bashës, për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, u shpreh Basha.



1 Comment

  1. Ne nuk kemi nevoje per t’i kuptuar keto gjera jo se jemi te zgjuar, por sepse i kemi perpara syve perdite. Po te ishim te zgjuar, do e kishim kuptuar cfare pazari keni me Ramen ju qe shqetesoheni per cilesine apo sasine e mallit qe merr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *