• |
ide | kryesore

Deklarata LIVE e të riut LGBTI/ “Në qeveri dhe parlament ka homoseksualë që fshihen”

Lajme, Të fundit

Në programin “Historia ime” të gazetares Mirela Milori, një i ri i quajtur Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual. Ai bëri edhe disa deklarata interesante duke hedhur dyshime se në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI.

PJESË NGA INTERVISTA

Arbër: Në qeveri ka persona të komunitetit LGBTI.

Mirela Milori: Në qeverinë aktuale?

Arbër: Po ka dhe ka pasur, që ata i dinë shumë mirë se kush janë, por që i shtypin.

Mirela Milori: Të padeklaruar?

Arbër: Të padeklaruar sigurisht.

Mirela Milori: Domethënë ka persona që kanë familje?

Arbër: Jo dhe mund të mos kenë familje, por bëjnë jetë të dyfishtë.

Mirela Milori: Edhe njëherë, në qeveri dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI, janë biseksualë dhe do të thuash që kanë martesë normale, kanë grua dhe fëmijë dhe ne i njohin të tillë, i votojmë të tillë dhe janë të fshehtë?

Arbër: Po, edhe kjo është. Por ka dhe nga ata që s’janë të martuar dhe kanë një jetë të fshehur.

Mirela Milori: Edhe në qeverinë aktuale?

Arbër: Po edhe në qeverinë aktuale.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu