• |
ide | kryesore

Elisa Spiropali fotografohet me barkun e rrumbullakosur

F1, Paparazzi



Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Ajo tregoi se ishte në pritje të ëmbël gjatë një interviste në “Abc News”, ku i erdhi e papritur pyetja e gazetares lidhur me shtatzëninë. Spiropali pohoi se po pret fëmijën e dytë, ndërsa disa javë më parë zbuloi edhe gjininë e foshnjës. Ministrja do të bëhet me djalë, ndërsa është edhe mama e një vajze 4-vjeçare me emrin Nalta. Ditën e djeshme, Spiropali ka shkrepur një foto tek “Panairi i Librit” në Tiranë, krah Andi Bejtjas. Ky i fundit e ka publikuar foton me ministren në profilin e tij në Facebook dhe mund të shohim qartë barkun e saj të rrumbullakosur. Megjithatë, ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është ministrja.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *