• |
ide | kryesore

Erdhi, nuk luajti, u dëmtua: Kamberi nuk ka marrë ende aprovimin nga FIFA

Sport



Një dëmtim në kavilje ka detyruar Florian Kamberin që të largohet nga grumbullimi i kombëtares, duke shtyrë kështu debutimin e sulmuesit. Lojtari i Hibernian megjithatë ende nuk e ka marrë ok e Fifas për të zbritur në fushë, por sikur të mos mjaftonte i shtohet edhe dëmtimi. Seanca stërvitore e ideuar nga italiani ishte më tepër rehabilituese mbi mendjen e ngarkuar të lojtarëve që dështuan të tregojnë vlefshmërinë në raport me besimin që i dha Reja e natyrisht edhe fizio terapike për të larguar lodhjet muskulare e sfidës me Andorran. Lojtarët që nuk u impenjuan në fushë në ndeshjen e fundit në Elbasan kanë punuar më vete me përgatitje të lehtë fizike dhe ushtrime me top, ndërsa grupi i 14 lojtarëve që morën pjesë në 2-2 e një ditë më parë iu nënshtruan fizioterapisë dhe ushtrimeve në pishinë për të rikuperuar traumat muskulare dhe formën fizike.

Një barazim si ai i marrë në shtëpi kundër Andorras është nga ato që lënë gjurmë. Ecuria pozitive u këput, sepse nuk mund të quhet e tillë pika e marrë në Elbasan Arena, në ndeshjen e gabuar. Shqipëria e Edy Reja humbi shansin për të vendosur një record, gjithnjë nëse nuk mundin Francën dhe bëri një prapaktheu të frikshëm në nivel performance. Natyrisht italiani ka edhe një ditë tjetër kohë për të mbyllur përgatitjet për sfidën e të dielës me Francën, një ndeshje në të cilën ndryshe nga ajo me Andorrën karikimi është në ajër, vjen nga emrat e rëndësishëm të një skuadre kampione bote në fuqi e nga një stadium që kërkon një debutim pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *