• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Suedia shansi i fundit në Rumani: Zvicra nuk mund të gabojë

F1, Sport



Goleada surpriza e emocione në mbrëmjen e parë të kualifikueseve drejt Euro 2020, por tashmë kërkojnë kualifikimin të tjera skuadra për në finalet e kompeticionit. Zvicra e Danimarka nuk mund të gabojnë, Suedia po ashtu në përplasjen direkte me Rumaninë, ndërsa Italia e Finlanda e kanë të sigurtë vendin.

Grupi D
Zvicra nuk duhet të gabojë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, për të kaluar në renditje Irlandën që ka një pikë e një ndeshje më shumë në renditje. Objektivi kualifikim për zviceranët është i arritshëm dhe duhet vetëm të fitojnë në shtëpi, për të ndjekur Danimarkën, që ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Gjibraltar, por në përballjen e fundit sfidojnë Irlandën, me të cilën ndan kryesimin aktyual me 12 pikë.

Grupi F
Me Spanjën të kualifikuar me 20 pikë, vendi i diskutueshëm është ai i dytë i grupit ku Rumania e Suedia do ta diskutojnë në sfidën direkte në Bukuresht. Nordikët me 15 pikë, një më shumë se ballkanasit, do të luajnë në transfertë që do të vendosë fatet për të dyja skuadrat. Norvegjia (11) prêt me ankth cdo të ndodhë, por duhet të fitojë të dy ndeshjet e fundit për të shpresuar në një kombinim rezultatesh që mund ta nxjerë cuditërisht të dytë të grupit.

Grupi J
Gjithcka e vendosur: Italia në vendin e parë dhe Finlanda e dyta. Përvec avantazhit që kanë mes tyre dhe nga ndjekësit, edhe ndeshjet e mbrëmjes së sotme janë një shëtitje për dy kryesuesit. Skuadra e Mancinit me vetëm fitore në 8 ndeshje, do të udhëtojnë në Bosnje, për tu ndeshur me skuadrën që mban vendin e katërt me 10 pikë. Pikërisht këtu merr sigurinë edhe Finlanda që prêt Lihtenshteinin e vendit të fundit, me vetëm dy pikë.

EURO – QUALIFICATION:: GROUP D
20:45 Denmark ? – ? Gibraltar
20:45 Switzerland ? – ? Georgia
EURO – QUALIFICATION:: GROUP F
18:00 Norway ? – ? Faroe Islands
20:45 Romania ? – ? Sweden
20:45 Spain ? – ? Malta
EURO – QUALIFICATION:: GROUP J
18:00 Armenia ? – ? Greece
18:00 Finland ? – ? Liechtenstein
20:45 Bosnia and Herzegovina ? – ? Italy



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *