• |
ide | kryesore

FSHF tregon të vërtetën e emrit të stadiumit të ri: Qemal Stafa do të jetë prezent

F1, Sport



Emri i stadiumit të ri kombëtar ka bërë zhurmë, ndoshta edhe më shumë se vetë ndërtimi i impiantit. Air Albania është emri që do të mbajë struktura moderne dhe përtej cdo dyshimi mbi përzgjedhjen, Federata Shqiptare e Futbollit, përmes Qendrës Sportive Kuqezi Sha, ka vendosur të bëjë qartësi. “Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil. Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë)”.

Sipas asaj që bëhet e ditur, krahas dy kompanive në tenderin final, interes kanë shprehur edhe Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania. Pasi është nënshkruar kontrata 5 vjecare e sponsorizimit, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’, Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi kanë vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër. Të ardhurat që do gjenerohen nga kontrata e sponsorizimit do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *