• |
ide | kryesore

Gjykata kthen biznesmenin vlonjat në burg, i biri tregon mesazhet në WhatsApp

Lajme, Të fundit



Biznesmeni vlonjate Pëllumb Petritaj, i akuzuar për tjetërsim të rreth 100 hektarëve tokë në Zvërnec, është kthyer në qeli pas 6 muajsh hetim në gjendje të lirë. Gjykata e Apelit, pas disa muajsh shtyrje seancash gjyqësore në ngarkim të tij, ka vendosur masën arrest me burg për për 55-vjeçarin duke e anuluar atë “liri me garanci pasurore”.

Arrestimi i tij nga policia është kundërshtuar nga familjarët, të cilët e kanë cilësuar të paligjshëm. Familja ka depozituar një kallëzim penal për treshen e gjyqtarëve, pasi sipas tyre prangosja e 55-vjeçarit është kryer para dhënies së vendimit. I biri i biznesmenit, Amarildo Petritaj, akuzon se urdhri për arrestimin e të atit është kryer para se Gjykata e Apelit të merrte vendim.

“Në orën 11:00 është caktuar seancë gjyqësore ndaj tim eti, avokat i të cilit është caktuar Eduart Vecani. Ndërkohë që po zhvillohej seanca, nga avokati jam njoftuar se nga ana e prokurorit ishte kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit në arrest në burg, ndërkohë që nga avokati jam njoftuar për këtë kërkesë të prokurorit, nga ana e forcave të policisë ishte ekzekutuar arresti në burg, në dijeninë time pa u shpallur ende vendimi i Gjykatës.

Pra, nga ana e trupit gjykues është komunikuar me oficerët e Policisë Gjyqësore, duke shkelur fshehtësinë e dhomës së këshillimit dhe nga ana e forcave të Policisë janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, duke kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës.

Sa më sipër provohet nga mesazhet në WhatsApp të ndodhura në telefonin tim dhe seanca e regjistruar në serverët e Gjykatës, ku del mjaft qartë se vendimi është shpallur mbas ekzekutimit të vendimit. Arrestimi është kryer në orën 11:42, ndërsa vendimi është dhënë në orën 11:55″, – shkruan i biri i biznesmenit në kallëzimin ndaj trupës gjykuese.

Pëllumb Petritaj u arrestua në tetor 2018, ndërsa akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e falsifikimit të dokumenteve për tjetërsim pronash në bregdet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *