• |
ide | kryesore

Kaosi me Gjykatën Kushtetuese/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Parlamenti sot pritet të mblidhet në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, vendim që u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti, Ilir Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese solli edhe njëherë përplasje të forta mes institucioneve shtetërore, sidomos mes KED dhe Presidencës. Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës. Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese.

Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend. Si zgjidhet 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *