• |
ide | kryesore

Lukaku i heq ethet Inter: “Ndihem mirë, jam në 100%”

Sport



Gjithcka nën kontroll. Lukaku është mirë, gjë që i jep frymëmarrje lehtësuese teknikut të Belgjikës Roberto Martinez e mbi të gjitha Antonio Conte, që fillon e lutet në cdo pauzë për kombëtaret. Për të qetësuar teknikun e Inter ka menduar vetë qendërsulmuesi zikaltër, që në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Belgjikës me Rusinë ka larguar cdo shqetësim mbi gjendjen e tij fizike: “Jam në 100%” ka deklaruar Lukaku. “Kam patur një inflamacion në majën e këmbës, por tani jam mirë”.

Gjiganti belg po kalon një moment shumë të mirë. Në Kombëtare ka arritur në kuotën 51 gola e në Serie A po tërheq Inter në duelin me Juventus: “Është gjithcka mirë, sa me Inter ashtu dhe me Belgjikën, nivli i stërvitjes është shumë i lartë”. Për sulmuesi, Italia ka qenë një rinisje fantastike, edhe pse për ti prishur humorin kanë qenë disa episode racizmi: “Po, në Cagliari ishte momenti më i vështirë: Serie A e UEFA duhet të bënin më shumë. Mund të ngresh një karton me shkrimin ‘jo racizmit’, por duhet ta mundësh. Megjithatë Italia më pëlqen, njerëzit n rrugë janë të sjellshëm me mua e i pëlqen edhe familjes sime”.

Ajo që i ka lehtësuar ambjentimin Lukakut është edhe raporti me Antonio Conte: “Është më tepër një cështje ndershmërie: kur nuk bëj mirë, dua të ma thotë dhe ai e bën. Jam 26 vjec e mund të përmirësohem akoma. Koeman, Mourinho e Conte kanë qenë gjithnjë të ndershëm e nuk më kanë gënjyer kurrë. Edhe raportin im me Solskjaer ishte i mirë, por doja të ikja: ia thashë në mars dhe e vlerësoj sepse respektoi zgjedhjen time, edhe pse donte të më mbante”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *