• |
ide | kryesore

Meta do t’i bëjë padi, reagon Dvorani: Më në fund Presidenti po e ushtron një të drejtë

Lajme, Të fundit



Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit Ilir Meta se do ta padisë penalisht në Prokurori. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Dvorani thotë se më në fund presidenti po ushtron një të drejtë që ia ngarkon ligji dhe Kushtetuta. Ai thotë gjithashtu se është i gatshëm të përballet me ligjin pa iu fshehur atij.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim. Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”.



3 Comments

  1. me te bo pordh ky funderrine komuniste i ushqyer nga muti dhe pordhet e cdo pushteti keto 30-40 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *