• |
ide | kryesore

Mini- Shengeni/ Arbër Zaimi: Rama dhe Vuçiç do të dështojnë, njësoj si me këmbimin e territoreve

Lajme, Të fundit



Arbër Zaimi, një nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, e konsideron inisiativën e fundit të kryeministrit Rama për “mini- Shengenin” ballkanik, si një përpjekje për t’i krijuar akses Euroazisë në Adriatik. Reagimi i Zaimit vjen pas një spoti reklamues të çuditshëm, (mund ta shihni në fund të artikullit) që qeveria në Tiranë ka nisur ta shpërndajë lidhur me idenë e “integrimit rajonal” dhe që vetë kryeministri Rama u ka kërkuar vartësve të tij në kabinet e parti ta propagandojnë sa më shumë. 

Zaimi e konsideron këtë lëvizje të Edi Ramës si të gabuar dhe shpreh bindjen se pas dështimit me këmbimin e territoreve, edhe kjo do të jetë dështimi i radhës.

Më poshtë komenti i plotë i Arbër Zaimit:

Është turp çfarë po bën qeveria e Shqipërisë me mini- iniciativat rajonale. Po shpejton për të mbyllur një marrëveshje të keqe me Serbinë, në kohën kur Kosova nuk ka formuar ende institucionet e saj, në kohën kur klasa politike e Kosovës po e kundërshton këtë marrëveshje.

Kryeministri Rama, siç duket, me vendosmëri prej personi që është mësuar të mos ia vërë veshin kujt, po dëshiron me çdo kusht t’i krijojë akses Euroazisë në Adriatik, nëse jo përmes Kosovës, atëherë përmes Maqedonisë Veriore.

Ai nuk dëshiron të lexojë mesazhet e qarta që vijnë nga klasa politike e Malit të Zi dhe e Kosovës, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Dikur ai shantazhonte BE-në se nëse nuk nis integrimi europian i Shqipërisë do t’i hapej dera “Shqipërisë së Madhe”, mirëpo tani, me papjekuri prej despoti, ai i përgjigjet ndaljes së integrimit europian duke hapur dyer e dritare projektit të Putinit e Duginit, të Euroazisë.

Nuk është për tregti të lirë, se për tregti të lirë është CEFTA. Nuk është për lëvizje të njerëzve, se tashmë Shqipëria ka lëvizje të liberalizuar me Evropën.

Nuk është për Kosovën, sepse në 5 mbledhje të përbashkëta qeveritare janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje, dakordime e memorandume mes Shqipërisë e Kosovës, të cilat kanë mbetur vetëm në letër, dhe faj për këtë nuk mban vetëm pala kosovare, siç pretendon paturpësisht Rama tani që qeveritë e shkuara në Kosovë kanë rënë. Rama po përpiqet të stabilizojë konceptin se Kosova e Shqipëria as patate e rrush s’i shesin dot njëra tjetrës pa marrë leje në Beograd.

Rama e Vuçiçi, të dy ish- basketbollistë të pasuksesshëm, po gabojnë në hapa. Kur në basket gabon në hapa, merr faull. Pas dështimit me këmbimin e territoreve, do përjetojnë dështimin e radhës.



4 Comments

  1. O Cope Derr rilindas.

    Niveli I biznesit bujqesor dhe industrial ne Serbi eshte me I larte se ne Shqiperi.

    Do te shkaterroje biznesin ahqiptar dhe kosovar shqyerja e portave.

    O cope Derr.

    Serbia ka nivel me te larte qeverisje dhe NUK degjohet te kete peobleme qe kami ne. Pee pasoje o cope derr, la avntazh konkurues.

    Marreveshjer e Qelbesires is fut Kosoves.

    NUK ka marreveshje pa Kosoven o cope derr

  2. Keto teza qe Ram droga na i servir sot Serbia i ka servirur ketu e 100 vjet para prandaj ky drogmeni yne perveqese kopjac i mir te tjerat i ka te gjitha pordhe me rigon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *