• |
ide | kryesore

“Në Gelsenkirchen nuk kemi baseball”: vjen ftesa gjermane për Ibrahimovic

Sport

Që kur Zlatan Ibrahimovic i tha lamtumirë në mënyrën e tij Los Angeles e Mls, zërat mbi të ardhmen e suedezit vazhdojnë të shtohen, duke ndezur merkaton e futbollit në vigjilje të dritares së janarit. Në Itali, tifozët e Milan, Bologna e Napoli ëndërrojnë goditjen e madhe, por janë shumë skuadra që do ta mirëprisnin sulmuesin suedez e kështu ditët e fundit, është kthyer në një betejë sociale kush bën ftesën më simpatike për të tërhequr vëmendjen e gjigantit.

Në fillim ishte Pescara, që lajmëroi blerjen e Ibra në Twitter, pastaj e provuan edhe Zenit e Uniao di Leira, skuadra e divizionit të tretë portugez, e tani radhën e ka Schalke 04. Klubi gjerman ka publikuar në faqen e tij Facebook një fotomontazh të Ibra me fanellën blu e një mesazh për suedezin: “Mos u shqetëso Zlatan, këtu në Gelsenkirchen nuk kemi baseball”.

Por nuk është vetëm kaq, sepse shoqëria e Bundesligës ka vendosur ti prekë krenarinë Zlatan me sfidën: hashtagu klasik i suedezit #DareToZlatan është kthyer në #DareToSchalke (që pak a shumë ka kuptimin “Eja këtu nëse ke kurajë”).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu