• |
ide | kryesore

Pete Davidson dhe Kaia Gerber çifti më i ri i Hollywood

Paparazzi, Slider



Ata kanë vetëm 3 javë që kanë nisur të dalin intensivisht së bashku dhe duket se kanë vendosur t’i çojnë gjërat në një tjetër stad.

Pete Davidson dhe Kaia Gerber kanë dalë për dore në publik, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë se mes tyre ka nisur një romancë.

Çifti po dilte nga një dyqan në New York dhe nuk i lëshuan për asnjë moment duart nga njëri-tjetri, ndërkohë që dukeshin shumë të afërt teksa bisedonin e qeshnin.

Ata janë parë kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe 18-vjeçarja i është gjendur pranë Pete-s për ta mbështetur në punët e tij.

Më herët, 25-vjeçari ishte i fejuar me këngëtaren Ariana Grande, ndërsa pas ndarjes u përfol për disa romanca të shkurtra me vajza të njohura të showbiz-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *