• |
ide | kryesore

“Presidenti të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta”, Kuvendi miraton pr/rezolutën ndaj Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Me 97 vota pro dhe 4 abstenim, Parlamenti miratoi në seancë të jashtëzakonshme projekt rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese. Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, dy prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Përmes kësaj pr/rezolute, Kuvendi i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.

Mazhoranca përmes kësaj rezoluite shprehet se nuk pajtohet aspak me vendimet e kreut të shtetit. Për shumicën politike, Arta Vorpsi është anëtarja e ligjshme e Gjykatës Kushtetutese, e dalë nga lista e kandidatëve që i takonte Presidentit të Republikës. Vorpsi edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti, sipas mazhorancës fitoi të drejtën për të qenë gjyqtare në Kushtetuese, falë mekanzimit zhbllokues, sipas të cilin nëse Presidenti nuk shpall dekretim brenda 30 ditëve, atëherë ai që është renditur i pari në listë, automatikisht bëhet anëtar i Gjykatës.

Për më tepër rreth këtij lajmi: Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend. Si zgjidhet 

Përplasja/ Meta: Diplomatë të korruptuar, KED mafioze dhe politikanë pa dinjitet 

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision 

Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi shkeli kushtetutën duke u betuar te noteri 

7 Comments

  1. Kjo opozita e ksaj hajdares dhe gjuz bythes gjithmone 100% voton pro

    noi abstenim i rralle ka ardh nga mrena ps

    opozita parlamentare pra

  2. MUHABETE KUPLARAJE . AHHHH KU U KATANDISE MOJ E MJERA SHQIPERI .
    RROFTE PARTIA SHTET , RROFSHIN KRIMINELET , RROFTE INJORANCA .

  3. Nuk ju pelqen votimi o shpellaret e salihut tani dhe te metes,nuk ju pelqen qe presidenti duhet te veproje sipas ligjit,ju shpellareve ju pelqen rrumpalla,koha e salihut dhe metes po mbaron,mesohuni me ligjet qe po ben amerika o shpellare

    1. Sipas ligjit ka vepruar o gojorja e ramsulltanit. Ka vepruar apo jo kete nuk e percaktojne taulanti me motrat e veta te mbeshtetura nga prostitutat politike te paguara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu