Prokurori italian i Antimafies, Federico Cafiero De Raho theksoi sot se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave të cilët rezultojnë anëtarë të bandave të krimit të organizuar është mjet që parandalon lidhjet e tyre me persona të tjerë që ndodhen jashtë qelive të burgut.
Duke folur para mediave, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, prokurori Italia De Raho theksoi se ketë “formulë’ e disponon vendi fqinj prej vitesh dhe kjo sipas tij ka rezultuar e suksesshme. Ai theksoi se mafia shqiptare ka lidhje të ngushta me mafien e Italisë, e njohur ndryshe si “Ndrangheta”.
“Me kriminalitetin e Ndrangheta krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë. Organizata italiane “Ndrageta” e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarinë e saj. Ajo ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe.Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.
Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalues që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posacëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.